• e premte, 27 dhjetor 2024

Donacion amerikan në pajisje dhe ndihmë teknike për vendkalimin kufitar Qafë Thanë 

Donacion amerikan në pajisje dhe ndihmë teknike për vendkalimin kufitar Qafë Thanë 
Strugë, 15 korrik 2021 (MIA) - Skenerë mobilë, densitometra dhe kamera, janë pjesë e pajisjes që USAID-i e donoi për  drejtoritë doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për lehtësim të tregtisë dhe transportit dhe përmirësim të bashkëpunimit midis të dyja vendeve me qëllim të vendosjes të vendkalimit të përbashkët kufitar dhe kontrolle të përbashkëta në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Donacioni në vlerë prej 100.000 euro, që përbëhet edhe të ndihmës këshilldhënëse,  sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë e promovuan ambasadorët e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri Kejt Mari Bërnz dhe Juri Kim, përfaqësuesi i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut Ilija Janoski dhe drejtori i doganës shqiptare Genti Gazheli. Kontrollet të  sigurta dhe efikase kufitare dhe doganore, sipas ambasadores Bërnz, janë të nevojshme për lehtësim të tregtisë dhe transportit, për transportim më të shpejtë të mallrave përmes kufirit dhe për lidhjen e bizneseve lokale me tregjet lokale dhe globale  dhe zinxhirë të furnizimit. "Ky vendkalim kufitar është një shembull i rëndësishëm, sepse është në Korridorin 8, drejtim strategjik që e lidh rajonin, nga Deti i Zi deri te porti i Durrësit, nga vend anëtar i BE-së deri te aspirantë për anëtarësim në Union. Korridori 8 është prioritet për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa duhet të shihet edhe si prioritet për rajonin. Me ndërtim dhe investim në këtë infrastrukturë të rëndësishme dhe me rritjen e bashkëpunimit kufitar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kenë edhe fitime shtesë, krahas kësaj që do ta ulin kohën e pritjes në vendkalimet kufitare", tha Bërnzi. Vendosja e shiritave të gjelbër dhe pranimi i Planit të përbashkët veprues për treg rajonal, konkludoi se janë të rëndësishme hapat në rrugën drejt BE-së. Drejtoria Doganore, siç theksoi përfaqësuesi Ilija  Janoski, vazhdimisht është drejtuar ndaj zhvillimit të zgjidhjeve dhe shërbimeve, me të cilat thjeshtësohet dhe lehtësohet puna e pjesëmarrësve në procedurën doganore dhe të tregtisë së jashtme. "Krijohen kushte më të mira për nëpunësit doganorë, ashtu edhe për agjencitë e tjera kufitare, të cilët çdo ditë janë të pranishëm në vendkalimet kufitare. Para nesh kemi aktivitete për harmonizim të koordinuar të kërkesave, njohje të ndërsjellë të dokumenteve që e shoqërojnë mallin, bashkëpunim me organet doganore. Operator të  autorizuar ekonomik, korridore të gjelbra për të gjitha mallrat, qasje të përditshme 24 orëshe  të shërbimeve kufitare, si dhe vazhdim me modernizim, rritje të sigurisë, efikasitetit në punën dhe luftën kundër korrupsionit", theksoi Janoski. Pajisja, sipas ambasadores së SHBA-së në Shqipëri Kim do t'u mundësojë nëpunësve doganorë të arrijnë standarde më të larta në procedurat doganore. "Mjetet dhe pajisja e furnizuar nga ana e USAID-it, së bashku me punën ekipore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis të dyja palëve, do t'u mundësojë autoriteteve doganore  në Qafë Thanë t'i arrijnë standardet më të larta për procedurat doganore, duke mundësuar në këtë mënyrë mjedis më të volitshëm të biznesit dhe kontrolle të sigurisë", tha Kimi. Olivera Mioska, përfaqësuese e AMERIT-it Komunikacioni i Maqedonisë, shprehu falënderim për bashkëpunimin e të dyja doganave për vendosjen e projektit, i cili, sipas saj, do të thotë shumë për unionin transportues. Vendkalimet e përbashkëta kufitare dhe kontrollet e përbashkëta dukshëm e ulin kohën e kalimit të mallrave përmes kufijve, ndërsa vendosja e tyre paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për përgatitje më të mirë të vendeve për integrim ekonomik në BE. Në këtë drejtim kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevi dhe i Shqipërisë Edi Rama,   para pak kohe në Tiranë nënshkruan Marrëveshje për fillimin e  kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimin kufitar Qafë Thanë ar/

QËNDRONI TË LIDHUR