• e premte, 26 korrik 2024

Doli nga shtypi romani i ri “Gjyshja” i Luan Starovës

Doli nga shtypi romani i ri “Gjyshja” i Luan Starovës
Shkup, 12 korrik 2021 (MIA) – Në botim të “Pablisher”, nga shtypi doli romani i ri “Gjyshja” i Luan Starovës. Romani është frymëzuar nga personaliteti i gjyshes së tij Hazbie, dhe në të ai e deshifron lidhjen e padukshme dhe të pandashme ndërmjet entiteteve shoqërore kolektive në dukje të ndara dhe ndonjëherë antagoniste. Gjatë kësaj, si personalitet qendror në romanin i cili e ndjek jetën e saj që nga vitet më të hershme rinore deri në fund, Hazbia rritet në apoteozën e Gruas – faktor i vetëm dhe vendimtar i cili mundëson lidhjen e njerëzve, edhe atë në të gjitha nivelet, nga familja si bashkësi intime deri në bashkëpunimin dhe lidhjen e kulturave dhe civilizimeve të mëdha botërore. Autori i parathënies, Ferid Muhiq, thekson se ky është roman për “fenomenin e ndarjes së përhershme, kushtimisht thënë – ndërmjet qiellit dhe tokës. “Jo domosdoshmërisht kryqëzimi, jo gjithmonë i shqyer, por thjesht ndarja si një situatë reale, si një lloj gjendje e përgjithshme në të cilën manifestohet jeta e çdo personi.” Luan Starova është autor i mbi 200 njësive bibliografikë të punime të ndryshme shkencore në vend dhe jashtë vendit, si dhe i përkthimeve të veprave të Zhan Poll Sartër, Gjergj Lukaq, Ismail Kadaresë, etj. Është autor i librit “Idetë letrare franceze të shekullit XX” si dhe i “Sagës Ballkanike”, të përbërë nga 17 romane. Është fitues i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve, në mesin e të cilave: shpërblimi “Kërste Misirkov”, për publicistikë, shpërblimi “11 Nëntori” në Shkup, shpërblimin republikan “11 Tetori”, dy herë është shpërblyer me shpërblimin “Stale Popov” për roman të vitit, Mirënjohjen e Racinit në vitin 2007, ndërsa është fitues edhe i shpërblimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, dhe të tjera. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR