• e premte, 27 dhjetor 2024

Dogana sekuestroi 7.800 euro – një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka tentuar ilegalisht t’i nxjerrë jashtë shtetit

Dogana sekuestroi 7.800 euro – një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka tentuar ilegalisht t’i nxjerrë jashtë shtetit

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Inspektorët e Shërbimit të skanerëve mobil kanë parandaluar eksportimin e paligjshëm të devizave në vendkalimin kufitar Bllacë në vlerë prej 7.800 euro, pasi gjatë kontrollit te një udhëtar anë zbuluar sasi më e madhe e devizave të padeklaruara, njofton Drejtoria e doganës.

Personi, siç thuhet në kumtesë, është shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili udhëtonte me veturë me targa çeke. Në pyetjen e inspektorëve të doganës nëse ka diçka për të paraqitur, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ku gjatë kontrollit të automjetit në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9.800 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t'i nxjerrin jashtë shtetit pa i raportuar, ndërsa pjesa tjetër mbahen.

Kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje në valutë.

Nga Drejtoria e doganës njoftuan qytetarët se me daljen nga vendi mund të sjellin deviza efektive në vlerë prej 2 mijë euro për person. Nëse kanë valutë mbi 2 mijë euro obligohen t'i paraqesin në organin doganor duke paraqitur vërtetim nga banka ose këmbimorja. Valuta në vlerë mbi 10 mijë euro nuk lejohet të nxirren. qa/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR