• e hënë, 02 dhjetor 2024

Dogana do të marrë 4,8 milionë dollarë grant nga Korea për menaxhimin e rreziqeve

Dogana do të marrë 4,8 milionë dollarë grant nga Korea për menaxhimin e rreziqeve

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut do të marrë 4.8 milionë dollarë grant nga Qeveria e Republikës së Koresë për vendosjen e sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të të dhënave.

Granti është pjesë e memorandumit për bashkëpunim që sot duhet ta nënshkruajnë Drejtoria doganore dhe Shërbimi doganor i Republikës së Koresë.

Siç është paralajmëruar, memorandumin do ta nënshkruajnë drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev dhe drejtori i Byrosë për sisteme komunikimi pranë Drejtorisë doganore të Republikës së Koresë, Ki Dong Kim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR