• e shtunë, 23 nëntor 2024

Docevska-Bozhinovska: GJEDNJ vendosi se më janë shkelur të drejtat gjatë procedurës për përcaktimin e paraburgimit për rastin "27 Prilli"

Docevska-Bozhinovska: GJEDNJ vendosi se më janë shkelur të drejtat gjatë procedurës për përcaktimin e paraburgimit për rastin

Kumanovë, 20 maj 2023 (MIA) - Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg mori vendim që Elena Docevska-Bozhinovskës, këshilltare e VMRO-DPMNE-së në Komunën e Kumanovës, i janë shkelur të drejtat gjatë procedurës për përcaktimin e paraburgimit lidhur me hyrjen në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Docevska-Bozhinovska në rrjetet sociale publikoi se në "aktvendimin janë përmendur shumë shkelje gjatë tërë procedurës" për ngjarjen më 27 prill të vitit 2017. Ajo në atë periudhë ka qenë e punësuar në Kabinetin e kryetarit të atëhershem të Kuvendit.

Në Gjykatën në Strasburg, Docevska-Bozhinovska ankohej se gjykata dhe prokuria i kanë "zvarritur ankesat e saj për paraburgimin".

Kumanovarja Docevska-Bozhinovska ishte një prej 33 të akuzuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Elena Docevska Bozhinovska

QËNDRONI TË LIDHUR