• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Do të themelohet një institucion kombëtar "Orkestra e muzikës xhez" në Shkup

Do të themelohet një institucion kombëtar
Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme solli vendim për themelimin e një institucioni kombëtar "Orkestra e muzikës xhez" në Republikën e Maqedonisë së Veriut" në Shkup.
 
Institucioni, siç theksoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, pritet të krijojë një produkt të xhezit me cilësi të lartë të Maqedonisë, i cili do të vendosë kritere të reja dhe standarde më të larta në skenën e xhezit të Maqedonisë dhe do të bëhet i njohur në vend dhe jashtë saj, për veçantinë që ka.
 
Veprimtaria themelore e këtij institucioni, siç është arsyetuar nga Ministria kompetente, është parashikuar të jetë veprimtaria muzikore, pra përgatitja dhe shfaqja publike e veprave muzikore me cilësi  të lartë  nga fusha e xhezit dhe të gjitha zhanreve të lidhura me të që gravitojnë ose dalin nga kjo kulturë klasike e shekullit njëzet e një.
 
Ky institucion, shtojnë ata, do t'i ruajë muzikantët e talentuar që  ka, do t'u mundësojë angazhim të përhershëm dhe të qëndrueshëm, që do të krijojë kushte  ata të krijojnë vepra të shquara, do të kujdeset për ruajtjen e kulturës së xhezit, do ta afirmojë dhe popullarizojë muzikën xhez të Maqedonisë në vendin tonë dhe jashtë saj, ndërsa do të bëjë përpjekje për edukimin e talentëve dhe entuzistëve të rinj, do të organizojë festivale të xhezit dhe ngjarje të cilat  do të ndihmojnë në ruajtjen e kulturës së xhezit në territorin e mbarë vendit dhe do të punojë në rrjetëzimin e saj në organizatat ndërkombëtare që kultivojnë të njëjtën veprimtari.
 
Qeveria solli edhe vendim për themelimin e institucionit kombëtar "Galeria e Gostivarit" në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut.
 
 Institucioni është parashikuar të kryejë veprimtari muzeale për shkak të hulumtimit, mbledhjes, përpunimit profesional dhe shkencor, përgatitjes dhe prezantimit të materialeve të muzeut dhe afirmimin e veprimtarive artistike nga rajoni i Pollogut, me qëllim të promovimit të vlerës dhe trashëgimisë kulturore nga rajoni i Pollogut.
 
"Themelimi i institucionit kombëtar "Galeria e Gostivarit" në Gostivar, paraqet një hap të rëndësishëm për realizimin e Strategjisë kombëtare në zhvillimin e kulturës, me qëllim të zhvillimit kulturor, demokratik, të lirë, dinamik, të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar", theksoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. sa/
foto/Jensthekkeveettil за Unsplash.com

QËNDRONI TË LIDHUR