Do të reformohet dhe riorganizohet Kryqi i Kuq - promovim i Kornizës së re zhvillimore "Transformimi 28"
- Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut sot e promovoi Kornizën e re zhvillimore "Transformimi 28", dokument me të cilin paralajmërohen hapat e ardhshëm në lloj të reformave dhe riorganizimit të shoqatës nacionale.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:20, 17 tetor, 2023
Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut sot e promovoi Kornizën e re zhvillimore "Transformimi 28", dokument me të cilin paralajmërihen hapat e ardhshëm në lloj të reformave dhe riorganizimit të shoqatës nacionale.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se me dokumentin targetohen katër sfera, riorganizimi i infrastrukturës, përkatësisht strukturën organizative të Kryqit të Kuq, transformimi kulturologjik, digjitalizimi, si dhe riorganizimi i programeve të Kryqit të Kuq.
Kryetari i Kryqit të Kuq, Romel Velev, në fjalimin e tij tha se ngjarjet politike dhe ekonomike mund të çojnë drejt ndryshimeve të papritura sociale, por si sfidë më të madhe për Kryqin e Kuq e ceki përballjen me ndryshimet klimatike.
Fjalim pati edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, nën patronatin e së cilës mbahet ngjarja.
"Mbështetja jonë si Qeveri, çdoherë do të jetë e fuqishme, posaçërisht për organizata të cilat mirëqenien e të tjerëve e vë para së gjithash, organizata të cilat çdoherë janë të parat kur bëhet fjalë për ndihmë e cila çdoherë nga ana e vullnetarëve përfshihet empatia, mirëkuptimi, pranimi, mbrojtja dhe mbështetja për atë të cilit i nevojitet ndihmë", tha Trençevska. ab/
Foto: Printskrin