• e enjte, 26 dhjetor 2024

Do të paguhen subvencionet e papaguara për bujqit, në ribalanc është parashikuar një miliard denarë për këtë qëllim

Do të paguhen subvencionet e papaguara për bujqit, në ribalanc është parashikuar një miliard denarë për këtë qëllim

 Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Me ribalancin e buxhetit tashmë janë parashikuar një miliard denarë për pagesën e subvencioneve të papaguara për bujqit nga ato 3.2 miliardë denarë të prapambetura ndaj tyre, ndërsa pagesa e një pjese të madhe të borxheve të vjetra do të parashihet në Buxhetin për vitin e ardhshëm përveç pagesës aktuale të subvencioneve, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

"Gjithçka që u detyrohet do të paguhet dhe këtu nuk ka vetëm maqedonas ose vetëm shqiptarë, por ka edhe maqedonas, dhe shqiptarë, dhe serbë, dhe turq, dhe vllehë, dhe romë, dhe boshnjakë....Të gjithë bujqit, pa dallim etnie, religjioni, përkatësie politike apo jo, do ta marrin atë që e kanë fituar me punë  të mundimshme në fusha dhe kjo do të jetë prioriteti ynë", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë lëshimit në përdorim të Qendrës Rekreative Sportive "Mbrojtësit" në vendbanimin Rruga e Lubotenit të Komunës së Butelit, së bashku me ministrin e Sportit Borko Ristovski dhe kryetarin e Komunës së Butelit Darko Kostovski.

Prioritet i Qeverisë, ashtu siç theksoi, do të jenë qytetarët.

"Nuk do të jetë prioritet mjaftueshmëria e pasioneve të këtyre elitave politike të korruptuara që duan të provokojnë destabilitet dhe incidente. Prioriteti jonë do të jenë qytetarët", porositi Mickoski. rq/

Foto: Qeveria

  

QËNDRONI TË LIDHUR