• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Do të përsëritet procedura për konfiskimin e ndërtesës së LSM-së, Trendafilov pret që Gjykata Supreme të vendosë deri më 1 Maj

Do të përsëritet procedura për konfiskimin e ndërtesës së LSM-së, Trendafilov pret që Gjykata Supreme të vendosë deri më 1 Maj

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Gjykata Themelore Shkup solli vendim për përsëritjen e procedurës për konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve i cili me vendim të Gjykatës Supreme duhet t'i merret Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, kumtoi sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov.

Vendimi do të ridërgohet në Gjykatën Supreme, për të cilin Trendafilov pret veprim të shpejtë sipas propozimit, sepse, siç tha, në të zbardhen dilemat e gjyqtarëve për ndërtimin e ndërtesës së LSM-së dhe tregohet se edhe në vitin 1947 punëtorët kanë pasur mjete për ndërtimin e Shtëpisë së punëtorëve, të siguruara vetëm nga kuota e anëtarësimit, në të cilën shteti nuk ka marrë pjesë.

"Gjyqtarët e ndërgjegjshëm Aneta Boshkovska dhe Elica Kërstevska nga Gjykata Supreme, të cilët kishin mendim të ndarë në procedurë gjatë sjelljes së vendimit të Gjykatës Supreme, e kthejnë besimin në gjyqësi dhe shpresojmë se shembullin e tillë do ta ndjekin tre gjyqtarë të cilët e sollën gjykimin në dëm të punëtorëve", tha Trendafilov.

Kërkesat e tyre janë Gjykata Supreme të japë prioritet në procedurë dhe para 1 majit të vendosë për propozimin e veprimit, si dhe të sillet gjykim në interes të Shtëpisë së punëtorëve, që do të nënkuptojë kthimin e lëndës në rivendosje para gjykatave më të ulëta ose heqje të gjykimit të Gjykatës Supreme. Çdo gjë e kundërt, thotë Trendafilov, do të thotë radikalizim të punëtorëve të cilët para 1 majit do të mund të organizojnë protesta.

"Presim një vendim të drejtë dhe ligjor në interes të punëtorëve dhe Shtëpisë së punëtorëve, në të kundërtën pas 1 Majit nuk ka kurrfarë garancione për fillimin e procedurave dhe për subjekte tjera të cilat kanë pronë të ngjashme të fituar në mënyrë të ngjashme në të kaluarën. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e shfrytëzon mundësinë ta inkurajojë kryetaren e Gjykatës Supreme të lejojë prioritet të shqyrtimit të lëndës dhe në mënyrë të tillë në kohën më të shkurtër deri më 1 maj këto gjykata të vendosin duke e marrë parasysh se vendimin e kanë marrë vetëm para gjyshtë muajve", tha kryetari i LSM-së.

Në mënyrë të tillë, thotë Trendafilov, do të tregohet se gjyqësia mund të jetë në nivel të detyrës dhe ta respektojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në të kundërtën, shton se masat që do t'i ndërmarrë LSM do të jenë kërkimi i drejtësisë para Gjykatës Ndërkombëtare në Strasburg.  sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR