• e enjte, 26 dhjetor 2024

Do të përcaktohen lokacione për transferimin e arinjve të murmë, do të përgatitet plan veprimi për menaxhim

Do të përcaktohen lokacione për transferimin e arinjve të murmë, do të përgatitet plan veprimi për menaxhim

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin në lidhje me situatën me ariun e murmë (Ursus arctos L.), kafshë e egër nën mbrojtje e cila është e ndaluar për gjueti dhe vëllimit të rritur të dëmit të cilin kjo kafshë e shkakton ndaj pronës dhe të mirave të qytetarëve në vend. 
 
Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, Qeveria i ka angazhuar institucionet kompetente që të ndërmerren masa konkrete në lidhje me Informacionin e miratuar. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në afat prej 12 muajve duhet të përgatisë plan veprimi për menaxhim me ariun e murmë (Ursus arctos L.) për territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është e detyruar që në afat prej tre muajve të bëjë analizë të këtij rajoni për formimin e ekipit intervenues për kafshë të mëdha dhe ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me institucione shkencore angazhohen që në afat prej tre muajve të dorëzojnë lokacione të mundshme ku do të mund të dislokohen/transferohen arinjtë e murmë", njoftuan nga Qeveria.

 Njëherësh, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza është i detyruar që të organizojë koordinimin e aktiviteteve të institucioneve në zbatimin e masave, të organizojë dhe zbatojë kontrollë mbi zbatimin e tyre, si dhe të propozojë masa të reja krahas atyre që janë miratuar dhe rekomanduar nga institucionet kompetente për krijimin e kushteve për uljen e paraqitjes së ariut të murmë (Ursus arctos L.), në mjedis urban. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR