• e premte, 27 dhjetor 2024

Do të ndërtohen centrale të kogjenerimit që të ulet ndotja e ajrit, paralajmëron kryeministri Mickoski

Do të ndërtohen centrale të kogjenerimit që të ulet ndotja e ajrit, paralajmëron kryeministri Mickoski

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria tashmë po punon që të ndërtohen centrale të kombinuara në disa lokacione me qëllim që të ulet ndotja e ajrit në Shkup, por edhe në qytetet e tjera të vendit, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski i cili u përgjigj në pyetjen lidhur me akuzat e opozitës se Qeveria asgjë nuk po ndërmerr në përballjen me ndotjen e ajrit. 

Kryeministri Mickoski thekoi se ky mesazh është tronditës nga ana e opozitës, sepse siç tha "nëse do të kishin filluar të punonin diçka gjatë shtatë viteve, ndoshta nuk do të kishte ardhur deri këtu, gjegjësisht ndoshta do të ishte ndryshe”.  Është vërejtur se në uljen e ndotjes së ajrit po punohet intensivisht, ndërsa faktori më i madh për ndotjen është pikërisht ngrohja e shtëpive me dru, vaj, dollapë të vjetër e të tjera, ndërsa pikërisht kjo është 60 për qind e shkaktarëve të ndotjes së ajrit. Ai theksoi se Qeveria është në kërkim të partnerëve për ndërtimin e centraleve korrigjuese.

"Ne jemi tani në kërkim të partnerëve, të cilët në bazë të kushteve të tregut dhe jo të privilegjuara, siç ka pasur investime strategjike në të kaluarën, së bashku me Qeverinë do të investojmë në një sistem ngrohje për shtëpitë tona i cili do të jetë rezultat i djegies së gazit natyror, gjegjësisht centraleve korrigjuese të cilat do të prodhojnë edhe energji elektrike edhe gaz. Kemi në plan për të bërë disa dhe në këtë mënyrë vlerësojmë se ndotja do të ulet me të paktën 60 për qind dhe po fillojmë ta zhvillojmë atë", deklaroi Mickoski. 

Ai theksoi se me këto investime efektet do të ndjehen për tre deri katër vite.  

"Por, kjo është mënyra e vetme se si menjëherë të reagojmë dhe të bëjmë diçka me të cilën do të kemi sukses në përmirësimin e kualitetit të ajrit. Nuk ka mënyrë tjetër, magji nuk ekziston, çudira nuk ekzistojnë, sot nëse fillojmë këtë ta punojmë dhe ta zhvillojmë, ndërsa tashmë i kemi zhvilluar rezultatet për tre deri katër vite do t'i presim. Për fat të keq shtatë vitet e kaluara asgjë nuk kanë bërë", deklaroi Mickoski. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR