• e mërkurë, 26 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Do të konstatohet nëse ka pasur lëshim në trajtimin e 32 vjeçarit nga Kumanova i cili ndërroi jetë pas një reaksioni alergjik

Do të konstatohet nëse ka pasur lëshim në trajtimin e 32 vjeçarit nga Kumanova i cili ndërroi jetë pas një reaksioni alergjik

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) dhe ekip i Ministrisë së Shëndetësisë do të konstatojnë nëse ka pasur lëshime në trajtimin e pacientit i cili vdiq dje në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, sipas informacioneve të publikuara fillimisht, pas reaksionit alergjik ndaj një analgjetiku.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se do të ketë përgjegjësi nëse ka neglizhencë mjekësore.

"Për pacientin nga Kumanova jam njoftuar që nga dje, jam në rrjedha. Për të qenë i sinqertë, shok anafilaktik ndodh kudo dhe mund të ndodhë në çdo kohë. Fatkeqësisht, ndonjëherë shoku anafilaktik mund të përfundojë me vdekje për pacientin. Sipas informacioneve që kam, pacienti ka pasur shok anafilaktik, mund të ishte ditur ose jo për ndonjë ilaç, ndonjë ilaç mund që pacienti ka marrë më herët dhe të mos ketë reagim imunologjik organizmi. Nga nesër veçmë është vendosur të shkojë në Inspeksion sanitar shtetëror, shpresoj të jenë aty, pas një ose dy ore do të shkojë edhe ekipi profesional i Ministrisë së Shëndetësisë për të parë të gjitha detajet dhe do t'ju informojmë. Nëse ka lëshim mjekësor, sigurisht që do të ketë përgjegjësi”, ka thënë Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për media mbi gjendjen e fundit të pacientëve nga zjarri në Koçan.

Tridhjetë e dy vjeçari nga Kumanova i cili ishte paraqitur në Spitalin e Kumanovës për shkak të dhimbjeve në stomak ka ndërruar jetë dje në orën 11, ndërsa tentimet për reanimacion kanë rezultuar të pasuksesshme. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i tij është dorëzuar për obduksion. Nëpunës policor nga SPB Kumanovë kanë kryer kontroll dhe kanë marrë në pyetje të gjithë personelin mjekësor të pranishëm.

foto: arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR