• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Do të kërkojmë cilësi dhe profesionalizëm, tha Misajlovski i pyetur për shfuqizimin e balancuesit

Do të kërkojmë cilësi dhe profesionalizëm, tha Misajlovski i pyetur për shfuqizimin e balancuesit

Demir Kapi, 12 tetor 2024 (MIA) - Mbetemi të gatshëm të japim vërejtje për çdo zgjidhje të vetme ligjore, për të përmirësuar çdo ligj të vetëm që do të propozohet. Por do të thoja që ne si institucione mbi të gjitha do të kërkojmë cilësi dhe profesionalizëm. Na duhet cilësi, tha sot në Demir Kapi ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Në pyetjen nëse ministritë do të kenë ndonjë propozim në ato njoftime për ligj të ri, është përgjigjur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ka thënë se “secili në këtë vend duhet të fokusohet  në kompetencat e tij dhe për atë që merr pagë".

"Gjykata Kushtetuese është kompetente të vlerësojë atë që është në juridiksionin e saj në fushën e harmonizimit të të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore në kuadër të Kushtetutës. Ne si Ministri e Punëve të Brendshme dhe si Ministri e Mbrojtjes, veçanërisht Ministria e Punëve të Brendshme, jemi kompetentë në kuadër të sigurimit të të gjitha atyre parakushteve për të pasur një jetë të qetë dhe të rehatshme, të sigurt në Maqedoni", tha Toshkovski.

Në të ardhmen, tha ai, nëse mendojnë se duhet të përmirësohet një pjesë e legjislacionit, akteve nënligjore e kështu me radhë, theksoi se nuk e sheh pse të mos e bëjnë këtë.

"Mendoj se nga aspekti i kompetencës sonë, veprimet që po ndërmerren, mendoj se janë në kuadër të asaj që është përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë dhe akte nënligjore, tani për tani", nënvizoi Toshkovski. 

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, ai i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral majori Sashko Lafçiski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, vizituan pjesëtarët e batalionit të forcave speciale dhe njësinë e dislokimit të shpejtë, të cilët së bashku kryejnë stërvitje alpinistike në zonën e Demir Kapisë. sa/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR