• e premte, 08 nëntor 2024

Do të formohet grup punues për reforma në Këshillin Gjyqësor, ftesë për pjesëmarrje edhe për përfaqësuesit e partive më të mëdha politike

Do të formohet grup punues për reforma në Këshillin Gjyqësor, ftesë për pjesëmarrje edhe për përfaqësuesit e partive më të mëdha politike

 Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) -  Gjatë javës së ardhshme do të formohet grup pune i cili do të punojë  në reformën e Këshillit Gjyqësor. Në grupin e punës, informuan sot nga Ministria e Drejtësisë (MD),  do të përfshihen përfaqësues të Shoqatës së Gjyqtarëve, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe ekspertë nga fusha përkatëse.

"Në drejtim të sigurimit gjithëpërfshirës në të gjithë procesin,  ftesë për pjesëmarrje në grupin e punës do t`u dërgohet  edhe përfaqësuesve të partive më të mëdha politike në vend", informuan nga Ministria e Drejtësisë.

 Për të siguruar një ekspeditivë dhe azhurnitet më të lartë, grupi i punës do të fillojë me punë menjëherë pas formimit të tij, ndërsa në mënyrë plotësuese  do t'i dërgohen vërejtjet dhe komentet nga Raporti i Misionit vlerësues që është realizuar nga Bashkimi Evropian në vend.

"Pretendimet nga këto raporte grupi i punës do t`ua adresojë  dispozitave konkrete ligjore për tejkalimin e dobësive të konstatuara në lidhje me zgjidhjet ligjore dhe zbatimin e tyre në praktikë. Ministria e Drejtësisë dëshiron të theksojë rëndësinë e reformës së Këshillit Gjyqësor, si  organ që do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe të gjithë publikut në sistemin gjyqësor", theksojnë në kumtesën e MD-së.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR