• e premte, 27 dhjetor 2024

Dizeli lirohet për dy denarë

Dizeli lirohet për dy denarë

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Derivatet e naftës nga mbrëmë në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullator energjetik, shërbimi të ujit dhe menaxhim me mbetje komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimit me pakicë për derivatet e naftës në mesatare 0,97 për qind.

Çmimi me pakicë EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 81 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë do të jetë 80 denarë për litër. EUROSUPER BC - 95 do të vazhdoj të shitet për 81 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 për 83 denarë për litër dhe mazuti M-1 NS për 45,087 denar për kilogram.

KRRE njofton se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 2,257 %, te nafta për 3,292 %, te vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulje 3,677 % dhe te mazuti 1,371 % . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,155%. si/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR