• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dizeli lirohet, ndërsa çmimet e benzinave shtrenjtohen

Dizeli lirohet, ndërsa çmimet e benzinave shtrenjtohen

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Çmimi i dizelit EURODIZEL (D-E V) nga mesnata  ulet për gjysmë denarë për litër, benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për një denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me këtë vendim bëhet shtrenjtimi i çmimeve të shitjes me pakicë i derivateve mesatarisht për 0,13 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 76 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 85,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (E-1) mbetet 75 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,222 denarë për kologram ulet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 43,797 denarë.

KRRE bën me dije se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 2,891 për qind për benzinën, 0,594 për qind për dizelin, 0,566 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe 0,314 për qind për mazutin. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,817 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR