• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dizeli lirohet, EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95 mbetet i njëjtë

Dizeli lirohet, EUROSUPER BS-98  shtrenjtohet, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95 mbetet i njëjtë

 Shkup, 1 prill 2024 (MIA)  - Dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të lirohen për një denar për litër,  çimimi i benzinës EUROSUPER BS-98 do të rritet për gjysmë denar për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95 do të mbetet i njëjtë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjisë, Shërbimeve të Ujit dhe Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE).

Me vendim kryhet ulja e çmmeve me pakicë të derivateve të naftës  mesatarisht për 0.1 për qind, thonë nga KRRE. 

 Çmimi i ri me pakicë i EURODIESEL BS (D-E V) do të jetë 76 denarë për litër, Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 75 denarë, ndërsa EUROSUPER BS - 98 denarë për 87,5 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPER BS - 95 do të mbetet 85 denarë për litër. Me vendim të KRRE për 0.683 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 45.459 denarë.

 Nga KRRE theksojnë  se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen paraprake shënojnë rënie te benzina me një mesatare prej 0.221 për qind, te dizeli për 2.056 dhe te vaji ekstra i lehtë për 2.473 për qind, ndërsa te mazuti   ka një rritje për 1.402 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë përcaktuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0.464 për qind.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR