• e premte, 27 dhjetor 2024

Dizeli lirohet, benzinat shtrenjtohen

Dizeli lirohet, benzinat shtrenjtohen

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Derivatet dizel prej sonte më mesnatë lirohen për një deri 1,5 denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave rritet për po aq, vendosi sot Komisioni rregulaltor për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,23 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për një denar për litër, ndërsa i Vajit ekstr të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,5 denarë për litër, përderisa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për një, ndërsa i EUROSUPER BS-98 për 1,5 denar për litër. Kështu, EURODIZEL BS (E-E V) do të shitet për 73, Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72, EUROSUPER BS - 95 për 82, ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 84,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,550 denarë për kilogram rritet edhe çmimi shitjes me pakicë i mazutit dhe do të jetë 37,628 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e kaluar shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 4,09 për qind, tek dizeli ka ulje për 1,04 për qind, tek vaji ekstra i lehtë për 1,718 për qind, ndërsa tek mazuti ka rritje për 3,306 për qind. Kursi i denarit në raport m dollarin në krahasim me përllogaritjen e kaluar është më i ulët për 1,028 për qind ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR