• e premte, 27 dhjetor 2024

Dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet

Dizeli lirohet, benzina shtrenjtohet

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Çmimi i dizelit nga sonte në mesnatë ulet për gjysmë denarë, ndërsa benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri rriten për një denar për litër, vendosit sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me mbetjet komunale (KRRE). Me vendimin kryher rritje e çmimeve me pakicë të produkteve të naftë në mesatare prej 0,59 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 80,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 82,5 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 78 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 77 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i mazutit M-1 ulet për 0,087 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 41,352 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rritje mesatare prej 1,27 për qind te benzina, te dizeli ka një rënie prej 0,509, te vaji ekstra i lehtë rritja është për 1,359, ndërsa te mazuti rënia është për 0,804 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë përcaktuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,146 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR