• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dita e zgjedhjeve ditë jopune për të gjithë qytetarët

Dita e zgjedhjeve ditë jopune për të gjithë qytetarët

Shkup, 8 maj 2024 2024 (MIA) - Për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sot është ditë jopune për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari me përjashtim të atyre ku proceset e punës për shkak të natyrës së tyre nuk mund të ndërpriten.

 Për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, ditë jopune ishte edhe 24 prill. Sipas vendimit të Qeverisë teknike, dy ditët jopune nuk do të punohen.

 Në ditët e zgjedhjeve, 24 prill dhe 8 maj, nuk punojnë as shkollat. Me vendim të MASH-it, mësimi i këtyre ditëve do të kompensohet në ditë pune.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR