• e premte, 27 dhjetor 2024

Dita e tretë e protestës paralajmëruese të MIA-s, kërkohet rritje e pagave

Dita e tretë e protestës paralajmëruese të MIA-s, kërkohet rritje e pagave

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Të punësuarit në Agjencinë Informative Mediatike (MIA) edhe sot dolën në protestë paralajmëruese në orën 11 gjatë pauzës para hapësirave të agjencisë. Ata kërkojnë rritje të pagave dhe thonë se Qeveria ende nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre.

"Të punësuarit në MIA kanë një sërë kërkesash ku më urgjente është rritja e pagave për 30 për qind dhe nivelim me koston e jetesës", thonë ata.

Ata rikujtojnë se MIA është shtyllë e gazetarisë objektive e cila në ditë prodhon rreth 400 lajme në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe është burimi kryesor i lajmeve në hapësirën mediatike, si në vend ashtu edhe në rajon.

Të punësuarit në MIA shpresojnë se së shpejti do të ketë epilog pozitiv për kërkesën e tyre legjitime për rritje të pagave.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) vlerëson se kërkesat e punonjësve të MIA-s janë legjitime dhe jep mbështetje të plotë. Ata theksojnë se liria e medias dhe liria e shprehjes, madje edhe lufta kundër lajmeve të rrejshme janë të pamundura nëse gazetarët dhe punonjësit mediatik kanë paga nën mesataren.

Foto: MIA dhe SPGPM

 

QËNDRONI TË LIDHUR