• e diel, 29 dhjetor 2024

Dita e tretë e debatit të përgjithshëm rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2024

Dita e tretë e debatit të përgjithshëm rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2024

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Kuvendi në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 135-të, për të tretën ditën me radhë duhet të debatojë rreth Propozim buxhetit për vitin 2024.

Për deputetët e opozitës, buxheti është i fryrë, i stërmadh dhe i pazhvilluar, i cili siç thanë nuk sjell zhvillim, por krim dhe korrupsion. Për shumicën qeveritare, megjithatë është real, i zvilluar dhe do të sigurojë rritje të qëndrueshme ekonomike.  

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 ose janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet kapitale  janë planifikuar në nivel prej 45,2 miliardë denarë. Pritet rritje e numrit të të punësuarve për dy për qind. Për paga janë projektuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transfere sociale janë planifikuar 161,1 miliardë denarë, nga të cilat 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, për kompensime për mbrojtje sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës rreth 13,2 miliardë denarë.

Siç theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në ditën e parë të debatit të përgjithshëm, kontributin më të madh në rritje në vitin 2024 pritet ta kenë investimet bruto me një rritje prej 8,4 për qind, kryesisht si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti në korridoret 8 dhe 10, shoqëruar me masat dhe aktivitete për realizim më të madh të investimeve kapitale të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike. 

Pritet rritje e mëtejshme e konsumit, me rritje edhe në konsumin privat edhe në atë publik. Konsumi privat parashikohet të shënojë një rritje reale prej 3,1 për qind në vitin 2024, në kushte të presioneve të ulura inflacioniste, rritjes së mëtejshme reale të pagave dhe punësimit, rritje së kredisë dhe mbajtjes së një niveli solid të remitancave nga jashtë vendit. Pritet një rritje mesatare e konsumit publik prej një për qind. 

Deri në fund të vitit inflacioni pritet të ulet më tej dhe mesatarisht të jetë 9,2 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm ai do të stabilizohet dhe do të arrijë në 3,6 për qind në kushtet e mbajtjes së një niveli të qëndrueshëm të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësim të mëtejshëm të inflacionit bazë.

Deficiti i projektuar për vitin 2024 në vlerë prej 33,5 miliardë denarë si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 45 miliardë denarëve, prej të cilëve borxhi i jashtëm në vlerë prej 26,4 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në vlerë prej 18,6 miliardë denarëve, do të financohet nëpërmjet huamarrjes së brendshme dhe të huaj. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR