• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dita e pestë e debatit për amendamentet për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024

Dita e pestë e debatit për amendamentet për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot do të vazhdojë debati për amendamentet për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 ku të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBV-së është projektuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind dhe deficiti buxhetor 4.9 për qind.

Konform Rregullores, debati për amendamentet që tashmë ka hyrë në ditën e pestë, duhet të përfundojë për gjashtë ditë. Për ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar 58 amendamente, ndërsa gjatë debatit disa prej tyre janë tërhequr nga propozuesit.

Deri tani nuk është pranuar asnjë amendament.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR