• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dita e investitorëve në Bursë

Dita e investitorëve në Bursë

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Në Bursën e Maqedonisë sot do të mbahet Dita e 5-të e investitorëve. Do të përfshihen Depozituesi Qendrore i Letrave me Vlerë (DQLV), të gjithë dhjetë anëtarët e Bursës, ndërsa nisma mori mbështetje edhe nga Komisioni i Letrave me Vlerë.

Në Ditën e Investitorëve, të gjithë personat fizik vendor mund të tregtojnë me aksione në të gjitha segmentet e tregut pa shpenzime të transaksionit që i paguajnë pjesëmarrësit dhe institucionet e autorizuara të tregut.

Do të mund të blejnë ose shesin çdo aksion pa paguar provizionet ndaj bursës, DQLV dhe pjesëmarrësit e autorizuar të tregut (banka dhe shtëpi brokerimi) që janë përfshirë në këtë nismë. Duhet të plotësohen kushtet në vijim: investitorët të kryejnë transaksione normale me aksione përmes sistemit BEST me ndërmjetësimin e ndoonjë anëtari të theksuar më poshtë në Bursë, vlera e qarkullimit ditor të realizuar për investitor individual të mos arrijë më shumë se 10.000 euro, pavarësisht nga numri i transaksioneve të bursës përmes të cilave i njejti do të realizohet dhe transaksionet do të lidhen përmes llogarisë së klientit, përkatësisht llogarisë së pronarit.

Qëllimi është promovimi i pjesëmarrjes ende më aktive të investitorëve individual vendor në tregun e Maqedonisë të Letrave me Vlerë dhe investimi i popullatës në aksionet e lëshuara nga kompanitë vendore që tregtohen në Bursën e Maqedonisë, përkatësisht rritje e njohurive për këto instrumente financiare dhe përmirësimi i kulturës investuese në vendin tonë", thonë nga Bursa e Maqedonisë.

Në ditën e investitorëve të Bursës do të përfshihen të gjithë anëtarët: Eurohaus SHA Shkup, Ilirika Investments SHA Shkup, Investbroker SHA Shkup, Inovo Broker SHA Shkup, Banka Komerciale SHA Shkup, NLB Banka SHA Shkup, Stopanska banka SHA Shkup, TTK Banka SHA Shkup, Fershped broker SHA Shkup, Shparkase Banka SHA Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR