• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Dita e Investitorëve" - ​​të gjithë personat fizik të vendit mund të tregtojnë me aksione pa paguar provizionet

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Bursa e Maqedonisë sot për të katërtën herë organizon manifestimin "Dita e investitorëve". Qëllimi është promovimi i një pjesëmarrje ende më aktive të investitorëve individual të vendit  në tregun e Maqedonisë të Letrave me Vlerë dhe investimi i popullatës në aksione të dhëna nga kompanitë vendore që tregtohen në Bursën e Maqedonisë, pra rritjen e njohurive për këto instrumente financiare dhe përmirësimin e kulturës së investimit në vend.

Kjo nismë u pranua dhe u përfshi në mënyrë aktive nga Depozita Qendrore e Letrave me Vlerë, të gjithë dhjetë anëtarët e Bursës dhe DQLV, ndërsa e  njejta mori mbështetje edhe nga Komisioni i Letrave me Vlerë.

Sipas Bursës, në ditën e investitorëve të gjithë personat fizik të vendit mund të tregtojnë me aksione në të gjitha segmentet e tregut pa shpenzime të transaksionit që i paguajnë institucionet e autorizuara të tregut dhe pjesëmarrësit, pra do të mund të blejnë dhe të shesin çdo aksion pa paguar provizione ndaj bursës. DQLV dhe pjesëmarrësit e autorizuar të tregut (banka dhe shtëpi brokerimi) që janë të përfshirë në këtë nismë.

"Duhet të plotësohen këto kushte: investitorët të kryejnë transaksione normale me aksione përmes sistemit BEST, me ndërmjetësimin e njërit prej anëtarëve të Bursës të listuar më poshtë, shuma e qarkullimit ditor për investitor individual nuk duhet të jetë më shumë se 10 000 euro, pavarësisht nga numri i transaksioneve të bursës përmes të cilave do të kryhen dhe që transaksionet duhet të jenë të lidhura përmes llogarisë së klientit, përkatësisht të pronarit", thuhet nga Bursa e Maqedonisë.

Të gjithë dhjetë anëtarët e Bursës mbështesin "Ditën e Investitorëve": Eurohaus SHA Shkup, Ilirika Investments, SHA Shkup, Investbroker SHA Shkup, Inovo Briker SHA Shkup, Banka Komerciale SHA Shkup, NLB Banka SHA Shkup, Stopanska Banka SHA Shkup, TTK Banka SHA Shkup, Fershped broker SHA Shkup dhe Shparkase Bank SHA Shkup. sa/

foto: Bursa e Maqedonisë

QËNDRONI TË LIDHUR