• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale para votimit të mërkurën, fushata për zgjedhjet parlamentare vazhdon

Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale para votimit të mërkurën, fushata për zgjedhjet parlamentare vazhdon

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Po kalon dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill. Pas mesnate fillon heshtja parazgjedhore e cila do të përfundojë ditën e votimit në orën 19:00, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet.

Kandidatët presidencial, si dhe kandidatët për deputetë edhe sot janë me aktivitete parazgjedhore.

Kandidati presidencial nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Stevo Pendarovski, sot në Manastir, do të mbajë tubim dhe takime me qytetarët në Demir Hisar dhe Resnjë, ndërsa lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski do të jetë mes qytetarëve të Shën Nikollës dhe Velesit.

Kandidatja për presidente të shtetit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, do ta prezantojë programin e saj para qytetarëve në Llozovë, Karbinci, Probishtip dhe Shtip.

Lëvizja - ZNAM Për Maqedoninë tonë në selinë e partisë në Shkup do të mbajë konferencë për media në të cilën do ta mbajë fjalim dr. Zllate Mehmedoviq.

Kandidatët presidencial, dje patën edhe përballje parazgjedhore në Servisin kombëtar ku i prezantuan vizionin dhe programin e tyre duke folur për ndryshimet kushtetuese, për të cilat shprehën qëndrime të kundërta, por flasin edhe për parandalimin e korrupsionit, ekonominë, si dhe të ndalet largimi i të rinjve...

Në Shkup mbrëmë kanë mbajtur tubime koalicioni i udhëhequr nga LSDM, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i udhëhequr nga BDI dhe partia "E Majta".

Në tubimin qendror para Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, kandidati presidencial i mbështetur nga LSDM-ja Stevo Pendarovski tha se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kandidatja për president Gordana Siljanovska - Davkova po e gënjejnë popullin duke thënë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe para diplomatëve të huaj shprehin gatishmëri formale për zhbllokimin.

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, theksoi se me anëtarësimin e vendit në BE, si dhe me ndihmën e SHBA-së, vendi mund të përmirësohet dhe të shfrytëzojë potencialin e tij kombëtar. Në program, siç theksoi ai, premtojnë pagë mesatare prej 1100 euro dhe pagë minimale 600 euro, si dhe pension minimal prej 20 mijë denarë dhe pension mesatar prej 30 mijë denarë.

Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, në tubimin e djeshëm në komunën e Shkupit, Aerodrom, tha se gjërat do të sqarohen në zgjedhjet e 24 prillit dhe do të zbardhen plotësisht më 8 maj.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se BDI ka më shumë se dy dekada në pushtet dhe tha se pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit duhet të ketë llogaridhënie. Mickoski iu referua projekteve nga programi dhe theksoi se në komunat do të investojnë çdo vit nga 250 milionë euro, përkatësisht një miliard në një afat katërvjeçar.

 

Tubim parazgjedhor në Shkup ka mbajtur edhe koalicioni "Fronti Europian" i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ku ka folur kandidati për president Bujar Osmani. Nga sheshi "Maqedonia", Osmani tha se ngjarjet e 27 prillit ishin rezultat i zgjedhjes së një shqiptari kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferit.

"Para shtatë viteve, pothuajse saktësisht në këtë ditë, diku qindra metra nga ky vend, atje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të tmerrsshme në historinë më të re të shtetit tonë. I mbani mend ngjarjet e 27 prillit, para nesh ende janë të përgjakshme pamjet deputetëve tnaë. Cila ishte arsyeja? Se Talat Xhaferi u bë kryetar i Kuvendit. Cili ishte problemi? vetëm ajo që ishte shqiptar dhe asgjë tjetër. Ende më kujtohen pamjet e Ziadin Selëss i cili atë ditë për pak do ta humbte jetën", tha Osmani. 

Në një tubim në Gostivar, kandidati për kryetar të Koalicionit "Vlen", Arben Taravari, tha se sikur edhe kundërshtari i tij nga pozita shqiptare, pret fitore në zgjedhjet e ardhshme dhe përmendi se nevojitet mobilizim i jashtëzakonshëm.

"Ju kërkoj një mobilizim të jashtëzakonshëm, që të bëjmë diferencën prej 7.000 votash siç kemi premtuar. Më thonë që e kam premtuar dhe tani duhet ta bëjmë bashkë. Prandaj, këto dy-tri ditë le të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe ta bëjmë fitoren të madhe", tha Taravari. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR