• e martë, 24 dhjetor 2024

Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Mickoski në Bruksel

Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Mickoski në Bruksel

Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili prej dje qëndron për vizitë në Bruksel, sot do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku temat kryesore do të jenë përgatitjet për Këshillin e sotëm Evropian dhe zgjerimin e BE-së.

Nikoqir i Samiit do të jenë kryetari i EPP, Manfred Veber, ndërsa në të krahas Mickoskit dl të marrin pjesë edhe liderët e tjerë të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga BE-ja dhe nga Ballkani Perëndimor, si dhe kryetaret e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Roberta Mecola.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mickoski është shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço mucunski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtrezani.

Dje, në ditën e parë të që ndrimit në Bruksel, Mickoski mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa kishte edhe takime dypalësheme përfaqësuesen e lartë të Unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kalas dhe me kryeministrin e Spanjës dhe Polonisë, Pedro Sançez dhe Donald Tusk.  

Премиерот Христијан Мицкоски објави дека во Брисел имал средба со еврокомесарката за надворешни работи, Каја Калас.

Kryeministri Mickoski dje nga Brukseli porositi se i takon delegacionit qeveritar që t'i mbrojë interesat e Maqedonisë dhe identitetin maqedonas dhe të dërgojë mesazh se vendi ynë është në Bashkimin Evropian si anëare e saj e plotfuqishme dhe e barabartë. 

"Sot jemi këtu në Bruksel që të dërgojmë porosi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonia si shtet e meriton vendin e tij me 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, dhe se vendi ynë është pikërisht këtu në tryezën e njëjtë bashkë me ato, sepse ne ndajmë vlera të njëjta dhe luftojmë për vlera të njëjta dhe besojmë në ato vlera, ndërsa ajo është që të jemi të bashkuar në dallime", theksoi Mickoski nga kryeqendra e Bashkimit Evropian.

Në takimin me Kalas, siç deklaroi Mickoski, është biseduar për "të gjitha ato frikëra dhe gjithçka që ne si shtet dhe si popull është dashur të bëjmë në të kaluarën në emër të vlerave evropiane".

"Kurrë më nuk guxojmë, jo vetëm për hir të vetvetes, por edhe për shkak të vlerave që i ndajmë me Bashkimin Evropian, nuk duhet të diskutojmë çështje dypalëshe, çështje identiteti dhe kurrë më askush nuk do të ketë të drejtë të sfidojë identitetin tonë shekullor dhe gjuhën tonë amtare maqedonase, e cila ka rrënjë shekullore", theksoi Mickoski.

Ndryshe, temat kryesore të Samitit BE-Ballkani Perëndimor ishin zbatimi i Planit për rritje të rajonit, përpjekjet për integrim rajonal, mundësitë për avancimin e mëtejmë të integrimit gradual ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit, si dhe sfidat e përbashkëta gjeopolitike.

“Deklarata përfundimtare e Brukselit” e Samitit thekson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE, prandaj pjesëmarrësit në takim konfirmojnë edhe një herë angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të rajonit në Union.

"Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Që nga Samiti ynë i fundit, ka pasur një vrull të ri në procesin e zgjerimit dhe përparim të dukshëm. Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritës individuale, është në interesin tonë të përbashkët", thuhet në dokument.

Në të theksohet se pajtimi, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbi i Bashkimit Evropian, prandaj është thelbësore që marrëveshjet ndërkombëtare të zbatohen në mirëbesim dhe me rezultate të dukshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe siguri dhe bashkëpunim me Bullgarinë. mb/

Foto: MIA/EBS

QËNDRONI TË LIDHUR