• e enjte, 18 korrik 2024

Dita e dytë e Samitit "Maqedonia 2025" me panele për ballafaqim me korrupsionin, investimeve të huaja, digjitalizimin

Dita e dytë e Samitit

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Edicioni i 13-të i Samitit dyditor Maqedonia 2025 sot do të rrumbullaksohet me panele për ballafaqim me korrupsionin, për strategji për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për ndërtimin e sinxhirëve të përshtatshëm për furnizim, për shfrytëzimin e inovacioneve shëndetësore digjitale për shërbime më të mira mjekësore në rajon...

Aktivitetet fillojnë me fjalimin e ambasadores së SHBA-së në shtet, Angela Ageler, pas çka do të fillojë paneli i parë i quajtur "Rojtarë të integritetit: Ballafaqim me korrupsionin qeveritar për ardhmëri me prosperitet".

Në kuadër të Samitit Maqedonia 2025, Fondacioni "Qendra për transformim digjital Go Digital Skopje" sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me partnerët, të cilët e përkrahin Qendrën: MAQEDONIA 2025, Programi zviceran për rritjen e punësueshmërisë në treg (IME), Viza Evropa Juglindore dhe Shtëpia e kliringut-Sisteme ndërbankare të kliringut SHA Shkup.

Fondacioni "Qendra për transformim digjital Go Digital Shkup" është fondacion i sapoformuar, i cili do të punësojë në krijimin në ekosistemit për transformim digjital të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në vend.

Nga organizatorët e Maqedonia 2025 në hapjen e Samitit dje kanë porositur se nevojitet aksion intensiv dhe themelor në periudhën e ardhshme me përfshirjen e të gjitha resurseve, duke e marrë parasysh përparimin e ngadalësuar dhe ngecjen e shtetit në disa radhitje dhe raporte ndërkombëtare. Ata theksuan se diaspora e shtrin dorën dhe se duhet të përqëndrohemi në digjitalizimin, luftën kundër korrupsionit, rregulaltivës më të mirë dhe institucioneve stabile.

Samiti është platformë rajonale për këmbim të përvojave, përforcimin e bashkëpunmit dhe rrjetëzimin e kompanive nga rajoni dhe diaspora. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR