Dita e dytë e mbledhjes së 70-të plenare të KOSAK-ut
- Gjatë ditës së dytë të punës të mbledhjes së 70-të plenare të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK) në Madrid, u debatua për situatën e Ukrainës dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:25, 28 nëntor, 2023
Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë ditës së dytë të punës të mbledhjes së 70-të plenare të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK) në Madrid, u debatua për situatën e Ukrainës dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Në Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane janë Arbër Ademi, kryetar i Komisionit, Bllagica Llasovska dhe Sanella Shkrijel, anëtare të Komisionit.
Siç është tjeksuar në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, në këtë sesion morën fjalë Admirali Huan Francisko Martinez Nunjez, Sekretar i Përgjithshëm për Politikën e Mbrojtjes, Xhuliomaria Terzi di Santaagata, kryetare e Komisionit të Politikave të BE-së të Senatit të Republikës së Italisë, pastaj fjalë mori Ivana Klimpush-Cincadze, kryetare e Komisioni të Integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian i Parlamentit të Ukrainës.
"Në këtë sesion kushtuar Ukrainës, u theksua se Komisioni Evropian publikoi vlerësimin e tij për gjendjen e progresit të Ukrainës dhe sugjeroi hapjen e negociatave për anëtarësim me Ukrainën, gjë që pritet të konfirmohet në mes të dhjetorit në samitin e BE-së në Bruksel", qëndron në kumtesë.
Në këtë temë, fjalë mori edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, i cili theksoi se invadimi rus në Ukrainë po e transformon thellësisht Evropën.
"Republika e Maqedonisë së Veriut përpiqet për respektimin e parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare dhe parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve anëtare të KB. Republika e Maqedonisë së Veriut dënoi invazionin rus të Ukrainës dhe shpreh keqardhjen e vërtetë për vuajtjet e Ukrainës dhe popullit të saj", ka theksuar Ademi.
Ai ka nënvizuar se i mbështesim aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE, por u bëri thirrje përfaqësuesve evropianë që të mos harrojnë të vlerësojnë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut sepse ekonomia, kultura dhe historia jonë janë në themelet e Evropës, gjeografikisht jemi në qendër të saj dhe një komb që ne i përkasim familjes evropiane.
Ademi theksoi se shpreson se BE-ja do t'i zgjidhë me sukses sfidat me të cilat përballet dhe se politika e zgjerimit nuk do të vihet në pikëpyetje.
Foto: Kuvendi i RMV-së