• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dita e dytë e debatit për Ribalancin e buxhetit

Dita e dytë e debatit për Ribalancin e buxhetit

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Debati për ribalancimin e buxhetit duhet të vazhdojë sot në kuafër të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet pasi dje në ditën e parë të debatit u drejtua ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Në ekspozenë e saj, ministrja e Financave tregoi se ribalancimi është bërë sipas situatës së konstatuar në buxhet dhe se janë parashikuar mjete për gjithçka që duhet paguar në përputhje me ligjin.

"Me ribalancin sigurojmë mjete për të gjitha ato dhe për çdo gjë që është paraparë me ligj dhe nuk ka pasur mjete të planifikuara, gjegjësisht mjete për punëtorë, pensionistë, studentë, kompani, si dhe për pagesën e detyrimeve në bazë të kamatës, kredive, etj. Jemi munduar dhe kemi bërë kursime maksimale nga çdo gjë që nuk ka pasur dinamikë të realizimit dhe mjetet që kanë mbetur të pashfrytëzuara nga çdo gjë që paraqet shpenzime jo esenciale dhe kemi arritur të gjejmë kursime prej 20 miliardë denarë dhe t'i përdorim aty ku nevojiten", tha Dimitrieska Koçoska.

Për deputetët nga shumica parlamentare, ribalanci është për shpëtim të shtetiut sepse mjetet nga XBuxheti ishin planifikaur vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit dhe hudhin para për obligime që duhet të paguhen nga ana e shtetit, përderisa sipas deputetëve të opozitës, ribalanci është për përmbushje të marrëvehsjeve të koalicionit dhe nuk bëhet fjalë për kursim sepse nga Buxheti duhet të paguhen së paku 12 funksionarë të rinj me katër minsitritë e reja.

Reaguan nga Këshilli buxhetor gjyqësor dhe nga Prokuroria publike duke thënë se nuk guxon të ketë shkurtime të mjeteve dedikaur për pushtetin gjyqësor dhe për prokurorinë, sepse, siç cekën, kjo do të ndikojë në autonominë e tyre dhe cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.

Në ribalancin e buxhetit nuk janë parashikuar para për rritjen e pagave në shëndetësi dhe arsim, gjë që u konfirmua nga ministrat e shëndetësisë dhe arsimit dhe shkencës.

Nga Lidhja e sindikatave që para zgjedhjeve kanë kërkuar nga qeveria e re rritje të pagës minimale në 450 euro. Dje në një kumtesë për opinionin theksuan se nuk e shohin arsyetimin që punëdhënësit të marrin gjysmë miliardë euro mbështetje nga shteti, kurse paga minimale të mos mund të rritet.

"Nuk e shohim arsyetimin që punëdhënësit të marrin gjysmë miliardë euro dhuratë nga shteti (para nga kredia dhe para që punëdhënësit nuk i paguajnë në buxhet, të cilat më pas u kthehen punëtorëve dhe qytetarëve) ndërsa Qeveria dhe punëdhënësit të kenë arsyetim që të mos rritet menjëherë pagën minimale në 450 euro, si dhe të mos rriten pagat në sektorin privat dhe publik", thonë nga LSM.

Debati i përgjithshëm për Ribalancin e buxhetit zgjat maksimumi tre ditë, ndërsa debati amendamentar, për të cilin janë dorëzuar 58 amendamente, gjashtë ditë.

Në Ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliarëd denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e BPV-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 4,9 për qind. 

Gjatë miratimit të Ribalancit të buxhetit, Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave miratoi disa konkluzione. Ndër to i ka obliguar shfrytëzuesit buxhetorë gjatë lidhjes së kontratave kolektive që të kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos ndërmarrin obligime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhet për vitin aktual, ndërsa dërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore duhet të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave. Në këtë reaguan nga sindikata e AAGJSH-së  nga ku pyetën nëse është në horizont pezullimi i marrëveshjeve kolektive. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR