Dita botërore për luftë kundër tuberkulozit, 290 raste në vend në vitin 2023
- Tuberkulozi nuk është sëmundje nga e kaluara - ai akoma paraqet kërcënim për miliona njerëz në mbarë botën. Mund të shërohet, por, vetëm nëse zbulohet me kohë, porositë Instituti për shëndet publik me rastin e Ditës botërore për luftë kundër tuberkulozit - 24 marsi, nismë globale për ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje ngjitëse serioze, pasojat e saj dhe mënyrat për parandalim dhe mjekim. Porosia për Ditën botërore kundër tuberkulozit këtë vit është "Është koha për aksion!".
- Post By Arta Bunjaku
- 09:39, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Tuberkulozi nuk është sëmundje nga e kaluara - ai akoma paraqet kërcënim për miliona njerëz në mbarë botën. Mund të shërohet, por, vetëm nëse zbulohet me kohë, porositë Instituti për shëndet publik me rastin e Ditës botërore për luftë kundër tuberkulozit - 24 marsi, nismë globale për ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje ngjitëse serioze, pasojat e saj dhe mënyrat për parandalim dhe mjekim. Porosia për Ditën botërore kundër tuberkulozit këtë vit është "Është koha për aksion!".
Sipas të dhënave të fundit me të cilat disponon Instituti për shëndet publik (ISHP) i RMV-së, numri i rasteve të reja të tuberkulozit në vitin 2023 ishte 160 raste. Nga ato 160, meshkuj ishin109, ndërsa gra - 51.
Numri i rasteve të tuberkulozit tek meshkujt është 2:1 në raport me TB-në tek femrat, gjegjësisht kjo sëmundje është shumë më e shpeshtë tek meshkujt në Maqedoni. Nga ISHP theksojnë se ndër vite ka pasur rritje të rasteve të reja, që është një trend shqetësues, pasi për këtë sëmundje ka vaksinim dhe trajtim.
Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që sulmon kryesisht mushkëritë, por mund të prekë edhe organe të tjera, si kockat, trurin dhe veshkat. Sëmundja përhapet përmes ajrit, kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Disa nga simptomat më të zakonshme të përmendura nga ISHP janë një kollë afatgjatë - më shumë se dy javë, dhimbje gjoksi, lodhje dhe dobësi, humbje e papritur e peshës, djersitje gjatë natës dhe ethe.
Ceket se edukimi është kyç për zbulimin dhe parandalimin e hershëm. Vaksina BSZH është efektive në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të tuberkulozit. Alarmohet për kontrolle të regullta shëndetësore - nëse ndjehen simptoma, menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave të OBSH-së, në vitin 2023, 10.8 milionë njerëz u sëmurën nga tuberkulozi.
Siç theksojnë, tuberkulozi nuk është një sëmundje nga e kaluara - ajo ende përbën një kërcënim për miliona njerëz në mbarë botën.
Data për shënimin e Ditës botërore të tuberkulozit u zgjodh për nder të ditës kur doktor Robert Koh zbuloi bakteren "mycobacterium tuberculosis" në vitin 1882, që mundësoi përparim në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes. ab/
Foto: Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut