• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, SHMMP vitin e kaluar evidentoi 22 fatkeqësi me pasoja fatale

Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, SHMMP vitin e kaluar evidentoi 22 fatkeqësi me pasoja fatale

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë - 28 Prillit, Shoqata e Maqedonisë së veriut për mbrojtje gjatë punës (SHMMP), sot në parkun e stacionit të fundit të autobusit me numër 5 në Lisiçe të Re në Komunën Aerodrom, do të mbjellë 22 fidane, ndërsa numri i fidaneve, siç informuan nga shoqata, e pasqyron numrin e të vdekurve në vendin e punës gjatë vitit 2022.

Në ngjarje, në organizim të Shoqatës së inxhinierëve për mbrojtje Tutela Shkup, Shoqatës për mbrojtje gjatë punës së Komunës së Manastirit dhe Shoqatës për siguri gjatë punës "28 Prilli" Shkup do t'u ndahen shpërblime kompanive për praktika më të mira për siguri dhe mbrojtje gjatë punës për vitin 2022. Do të ndahen shpërblime edhe për nxënësit në kuadër të projektit "SMP që nga mosha e hershme", miratuar nga Byroja për zhvillim të arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Janë paralajmëruar edhe fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Emil Kërstanovski, koordinues i zyres së MOT për Maqedoni.

Në Raportin vjetor për fatkeqësi gjatë punës, që hollësisht do ta prezantojë sot MPPS, janë evidentuar 169 fatkeqësi gjatë punës në vitin 2022. Informata është në bazë të publikimeve në mediumet elektronike dhe të shtypura, si dhe të dhënat e komunikuara drejt tyre si shoqatë. Ky numër, informojnë nga shoqata, është konservator dhe në masë të madhe nuk e pasqyron numrin e vërtetë të fatkeqësive më të rënda në vendin e punës, që mesatarisht siç thonë, sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik deri në vitin 2020 është diku rreth 1500 rëndë të lënduar në nivel vjetor.

Në fokus të shënimit të Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës këtë vit tema është "Mjedis i sigurt dhe i shëndoshë si parim dhe e drejtë bazë e punës. Kjo datë njëherit është edhe Dita ndërkombëtare e komemoracionit dhe përkujtimit të të gjithë punëtorëve të cilët i humbën jetët për shkak të lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR