• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dita Botërore e Njerëzve me Sindromin Daun: Cilat janë shenjat e saj dhe a mund të mjekohet?

Dita Botërore e Njerëzve me Sindromin Daun: Cilat janë shenjat e saj dhe a mund të mjekohet?

21 mars 2024 

Bi-Bi-Si 

Dita ndërkombëtare për ngritjen e vetëdijes për Sindrom Daun (SD) është 21 marsi.

Këtë ditë Kombet e Bashkuara e shënojnë nga viti 2012.

Bie në ditën e 21-të të muajit të tretë në vit që "të tregohet veçantia e trizomisë të kromozomit të 21-të që shkakton Sindrom Daun", sqarojnë organizatorët. 

Tema për këtë vit është "Fund i stereotipeve". 

Qëllimi i saj është që të luftojë kundër ideve ekzistuese për njerëzit me Sindrom Daun, çka mund të jenë ose çka mund të punojnë. 

Çka është Sindromi Daun? 

Sindromi Daun nënkupton se personaliteti është lindur me kromozom shtesë. 

Kjo situatë gjenetike zakonisht ndikon në aftësitë për mësim dhe karakteristikat fizike të një personaliteti. 

Ajo nuk është sëmundje ose situatë me të cilën mund të infektohesh. 

Sindromi Daun paraqitet natyrshëm dhe nuk dihet shkaktari. 

Njerëzit e lindur me të zakonisht marrin një kromozom shtesë rastësisht, për shkak të një ndryshimi në spermë ose qelizën vezë para lindjes.

Ai është i pranishëm në të gjitha pjesët e planetit dhe si rezultat i kësaj shpesh ka efekte të ndryshueshme ndaj stileve të mësimit, karakteristikat fizike dhe shëndetit, sipas KB-së.

Sipas organizatorëve të Ditës Botërore të Sindromit Daun, një në çdo 800 foshnje do ta ketë këtë gjendje.

Ekzistojnë tre lloje: trisomi 21 (që është lloji më i shpeshtë - ku ka tri kopje të kromozomit 21), translokimi dhe mozaicizmi.

Sindromi e ka marrë emrin sipas dr. Xhon Langdon Daun, i cili i pari e ka kategorizuar. 

Pesë shenja të Sindromit Daun

Shenjat fizike, sipas Qendrave Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, përfshijnë: 

Fytyrë e sheshtë, veçanërisht rrënja e hundës; Sy në formë të bajameve të pjerrëta përpjetë; Qafë e shkurtër; Një vijë në pëllëmbë; Gjatësia më e ulët tek fëmijët dhe të rriturit.

A mund të trajtohet Sindromi Daun? 

Ky sindrom nuk mund të mjekohet. 

Ndihmë mund të jepet në bazë të nevojave fizike dhe intelektuale, fuqisë dhe kufizimeve të çdo njeriu. 

Qasja adekuate në mbrojtje shëndetësore, programet për intervenim të hershëm dhe arsimin gjithëpërfshirës, si dhe hulumtimi adekuat, janë kyçe për rritjen dhe zhvillimin e individit, thonë nga KB-ja. 

Cilësia e jetës së njerëzve me Sindrom Daun mund të përmirësohet me përmbushjen e nevojave të tyre shëndetësore, shtojnë ata. 

Kjo mund të përfshijë kontrolle të rregullta me profesionistë të mjekësisë për ndjekje të shëndetit mendor dhe fizik dhe sigurimin e intervenimeve në kohë siç janë fizioterapia, terapia në punë, logoped, këshillim ose edukim special, sqarojnë ekspertët. 

Kjo e përmirëson pjesëmarrjen e tyre në shoqëri dhe përmbushjen e potencialit të tyre personal. 

Shumë nga ata arrijnë të jetojnë mirë, shkojnë në shkolla të rregullta dhe punojnë, ndërsa disa prej tyre martohen dhe jetojnë të pavarur. 

Disa arrijnë të sigurojnë vende të mira të punës, siç është Mar Galceran në Spanjë, e cila është zgjedhur anëtare e kuvendit rajonal të Valencisë në lindje të vendit. 

Besohet se ajo është njeriu i parë me gjendje të tillë e cila ka hyrë në një parlament evropian ose kombëtar. 

Këtu është edhe Eli Golldstajn, e cila hyri në histori si modelja e parë me Sindrom Daun e cila e zbukuroi ballinën në magazinën "Vog", edhe krahas asaj që mjekët thanë se asnjëherë nuk do të mund të ecë ose të flasë sepse e ka këtë sindrom.

 

Hajdi Krouter është aktiviste britanike për nevoja të veçanta e cila ka Sindrom Daun dhe e konteston legjislacionin i cili lejon që fetuset me këtë gjendje të abortohen deri në lindjen e tyre. 

Ajo arriti ta parashtrojë rastin e saj para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo thotë se rregullat ekzistuese janë diskriminuese. fc/

Fotografia: Piksabej/Iks

QËNDRONI TË LIDHUR