• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dita botërore e lirisë së mediave -  30 vjet më pas

Dita botërore e lirisë së mediave -  30 vjet më pas

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - “Formësimi i së ardhmes së të drejtave: Liria e shprehjes si bosht lëvizës për të gjitha të drejtat e tjera të njeriut” është motoja me të ciën sot festohet Dita botërore e lirisë së medias, 3 Maji.

Dita botërore e lirisë së medias shënohet çdo vit që nga viti 1993, dhe gjithmonë më 3 maj. Qëllimi është promovimi i parimit të lirisë së mediave, theksimi i rëndësisë së mbrojtjes së lirive të mediave dhe luftimi i të gjitha formave të ndikimit në media, si dhe përkujtimi i punonjësve mediatikë që humbën jetën gjatë ushtrimit të punës së tyre.

Në porosinë e OKB-së me rastin e Ditës botërore të lirisë së medias, theksohet se edhe tre dekada pas shpalljes së kësaj dite, liria e medias, siguria e gazetarëve dhe liria e shprehjes janë gjithnjë e më shumë nën sulm, gjë që ndikon në realizimin e të drejtave të tjera të njeriut. Bashkësia ndërkombëtare përballet me kriza të shumta, konflikte dhe dhunë, pabarazi të vazhdueshme socio-ekonomike që nxisin migracionin, kriza ekologjike dhe sfida për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në të gjithë botën, ndërsa lajmet e rrejshme dhe dezinformatat onlajn dhe oflajn po përhapen me ndikim serioz në institucionet që mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

E drejta e shprehjes së lirë, e përfshirë në nenin 19 të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut, është parakusht dhe bosht lëvizës për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut.

E drejta e shprehjes së lirë, e përfshirë në nenin 19 të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut, është parakusht dhe bosht lëvizës për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut.

"Por diskursi i polarizuar politik dhe shoqëror, erozioni i besimit, vendosja e gjendjeve të jashtëzakonshme dhe përjashtimi i internetit, shtypja e zërave kritikë dhe mediave të pavarura, kolapsi i modelit tradicional të medias, gjuha e urrejtjes dhe përmbajtja e dëmshme në internet që anashkalon standardet ndërkombëtare, paraqesin kërcënime të reja për lirinë e shprehjes dhe rolin themelor të të drejtave të njeriut. Pikërisht në mënyrë që të parandalohen këto situata kritike dhe kërcënime, në qendër të vëmendjes duhet të jenë liria e medias, siguria e gazetarëve dhe qasja e lirë deri te informacioni.

Prandaj, kremtimi i 30 vjetorit të Ditës botërore të lirisë së medias është thirrje për veprim kundër çdo shtypjeje të lirisë së medias, për të promovuar dhe mbështetur median e pavarur, pluraliste dhe të llojllojshme si çelës i domosdoshëm për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut. Sot është një rast për të organizuar ngjarje që theksojnë lidhjen midis lirisë së medias, lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut. Iniciohet debat global në mënyrë që të përcaktohet agjenda për zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e tyre në një botë që ndryshon vazhdimisht.

Gazetarët janë ende viktima të dhunës

Në të gjithë botën, 1.668 gazetarë janë në periudhën midis viteve 2003 dhe 2022, mesatarisht 80 në vit. Në dy dekadat e fundit, vitet më të “zeza” ishin 2012 dhe 2013, me 144, respektivisht 142 gazetarë dhe punonjës meditikë të vrarë, tregojnë të dhënat e "Reporterë pa kufij" (RSF).

Pas një qetësie graduale në vitet në vijim, numri i gazetarëve të vrarë filloi të rritet përsëri në vitin 2022, kur 59 gazetarë dhe punonjës mediatikë humbën jetën duke ushtruar punën e tyre, para së gjithash si rezultat i luftës në Ukrainë.

Në faqen e internetit të Reporterëve pa kufij paraqitet në kohë reale numri i gazetarëve të vrarë që nga 1 janari i këtij viti, si dhe numri i gazetarëve që gjenden në burg.

Për momentin,  nga 1 janari i këtij viti e deri sot në botë janë vrarë gjashtë gazetarë dhe punonjës mediatikë. Në botë për momentin janë 548 gazetarë të burgosur dhe 22 punonjës mediatik.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut në fushën e lirisë së shprehjes dhe funksionimin e mediave theksohet se megjithëse rastet e dhunës fizike dhe verbale ndaj gazetarëve kanë shënuar rënie, ka pasur rritje të kërcënimeve në internet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Në Raportin e KE-së bëhet e ditur se në vitin 2021, Ministria e Brendshme regjistroi tetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve, krahasuar me dhjetë raste në vitin 2020. Kallëzimet penale janë ngritur në tre raste (për vepër kryer gjatë protestës, për shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, dhe për kërcënim onlajn). Hetimet për pesë rastet tjera janë duke vazhduar. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë regjistroi pesë sulme, tre prej tyre ndaj gazetareve. Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021, numri i incidenteve në të cilat  përfshihen gazetarët shënoi rritje.

Словенечкото здружение на новинари (ДНС) покрена платформа на која може да се пријавуваат напади врз новинари, било физички или вербални.

 

Shoqata Sllovene e Gazetarëve (DNS) ka ngritur platformë në të cilën mund të denoncohen sulmet ndaj gazetarëve, qoftë fizike apo verbale.

Ligjet ekzistuese dhe përpjekjet për respektimin e standardeve ndërkombëtare sigurojnë mekanizëm përkatës për forcat e rendit dhe Prokurorinë për të nxjerrë autorët para drejtësisë. Nevojiten aktivitete të mëtejshme për të siguruar hetim të paanshëm, të shpejtë dhe efikas, vlerëson KE-ja, duke shtuar se politikanët e të gjitha niveleve dhe bartësit e posteve publike duhet të tregojnë vazhdimisht një shembull të standardeve të larta të respektimit të lirisë së medias në ndërveprimin e tyre me gazetarët.

KE-ja vëren se ngacmimet në internet dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat sociale, vazhdojnë të shënojnë rritje. Tthekson edhe se rastet e vjetra të sulmeve fizike ndaj gazetarit mbetën të pazgjidhura. Në Raportin, KE-ja i referohet edhe gjuhës së urrejtjes, e cila është e ndaluar në të gjitha mediat, dhe përkujton se në dhjetor të vitit 2021, një kërcënim onlajn për gazetarët e botuar në mediat sociale u sanksionua nga autoritetet gjyqësore.

Maqedonia e Veriut dhe liria e mediave

Sipas indeksit global të lirisë së medias të "Reporterëve pa kufij", Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka regjistruar përparim në raport me  vitin 2021. Shteti renditet në vendin e 57-të nga gjithsej 180 shtete, ndërsa në vitin 2021 ishte e 90-ti në listë. Megjithatë, RSF paralajmëron se ndonëse gazetarët nuk punojnë në mjedis armiqësor, dezinformatat e përhapura dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të opinionit në mediat, duke i ekspozuar mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve.

“Duhet bërë dallim midis redaksive profesionale onlajn që punësojnë gazetarë profesionistë dhe publikojnë përmbajtje origjinale dhe portaleve individuale që plagjiojnë dhe kopjojnë përmbajtje të tillë”, bëjnë të ditur nga "Reporterët pa kufij".

Për kontekstin politik bëhet e ditur se transparenca e institucioneve është e dobët. Për shkak të polarizimit të fortë politik në media, ka presion nga autoritetet, politikanët dhe biznesmenët, ndërsa dy partitë më të mëdha kanë krijuar sisteme paralele mediatike me të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Abuzimi gjyqësor i Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, nga ana tjetër, inkurajon vetëcensurimin e gazetarëve, ndërsa paditë përdoren si mjet për frikësim dhe presion mbi mediat e pavarura.

Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit, vuri në dukje një klimë përgjithësisht të favorshme për lirinë e medias dhe pagat nën mesatare për gazetarët.

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e lirisë së shprehjes dhe në përgjithësi po bën përparim të kufizuar në krahasim me rekomandimet e mëparshme të Komisionit Evropian. Në përgjithësi ekziston klimë e favorshme për lirinë e medias dhe mundësohet raportim kritik mediatik, megjithëse janë vërejtur disa tensione gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar", vlerëson Komisioni.

Në Raportin gjithashtu theksohet se liria e shprehjes dhe pikëpamjet pluraliste kanë vazhduar të përparojnë në kontekst përgjithësisht të favorshëm politik. Pavarësisht kësaj, reformat në media kanë ngecur për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe një zhvendosje të fokusit për shkak të pandemisë KOVID-19. Autoritetet, sipas rekomandimeve të KE-së, duhet të rritin përpjekjet e tyre për të reformuar shërbimin publik të radiodifuzionit, për të siguruar pavarësinë e tij, standardet profesionale dhe qëndrueshmërinë financiare. Vërehet se procesi i reformës së shërbimit publik të radiodifuzionit, në kuadër të strategjisë pesëvjeçare zhvillimore, është i kufizuar për shkak të vonesës në emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të tij, e vërejtje ka edhe për mosplotësimin e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Pasiguria ekonomike vazhdon të jetë një sfidë për gazetarët dhe punonjësit mediatikë, ndërsa fokusi duhet të mbetet në përpjekjet për të avancuar të drejtat e tyre punëtore dhe sociale, vlerëson KE-ja në raportin e saj të fundit mbi përparimin e vendit në fushën e lirisë së shprehjes dhe funksionit të mediave.

Puna dhe të drejtat sociale të gazetarëve dhe punonjësve të medias mbeten një sfidë. Të drejtat e tyre përfaqësohen nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave, ndërsa gazetarët në shërbimin e transmetimit publik dhe agjencinë shtetërore mia janë të organizuar në sindikata të ndara. KE vëren se është e nevojshme të përmirësohet dialogu i sindikatave me qeverinë për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet, të tilla si numri i madh i kontratave me kohë të pjesshme dhe me kohë të pjesshme, pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Të ardhurat e shumicës së punonjësve mediatik janë më të ulëta se paga mesatare në shtet. Shpesh anashkalohen edhe të drejtat e punëtorëve, si e drejta për pushim vjetor, pagesa jashtë e orëve jashtë orarit, ndërrimet e natës ose shtesa të tjera ligjore. Shumë mediave u mungon  kodi etik, si dhe mundësia për sendërtim profesional dhe avancim në karrierë. Në Raportin vërehet mungesa e punësimit të sigurt dhe kushtet e vështira socio-ekonomike kontribuojnë në rritjen e vetëcensurës dhe u mundëson pronarëve të mediave të ndikojnë në politikën redaktuese.

KE ka shprehur vërejtje ndaj punës së mediave onlajn, veprimtaria e të cilave nuk rregullohet me ligj konkret, e në shoqëri ka qëndrime të ndryshme për atë nëse ka nevojë për rregullativë, veçanërisht duke marrë parasysh kërcënimet në rritje nga dezinformatat. Komisioni Evropian vlerëson se portalet dhe mediat sociale janë burimet kryesore të dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe shkeljeve më të shpeshta të standardeve profesionale të gazetarisë dhe të drejtave të autorëve.

 

Обединетите нации соопштија дека се „шокирани и длабоко вознемирени“ од видеото од Израел, на кое се гледа сексуален однос на две лица во џип на организацијата, започнаа истрага за инцидентот

Kombet e Bashkuara njoftuan se janë “të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar” nga një video nga Izraeli, në të cilin  shihet marrëdhënie seksuale e dy personave në një automjet të organizatës dhe kanë nisur hetim për incidentin

Dita botërore e lirisë së mediave është vendosur në bazë të vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe me rekomandimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991.

Dita shënon përvjetorin e miratimit të Deklaratës Uindhoek të vitit 1991 për të promovuar gazetarinë e pavarur dhe pluraliste afrikane nga gazetarët afrikanë në qytetin Uindhoek, Namibi.

Më 3 maj ndahet edhe çmimi vjetor i UNESKO-s Gilermo Kano për Lirinë e mediave. Çmimi, i cili ndahet që nga viti 1997, i shpreh respekt një personi, organizate ose institucioni për kontributin në mbrojtjen dhe/ose promovimin e lirisë së mediave, veçanërisht kur bëhet në rast të rrezikut të madh.

Në të gjithë botën, mediat më të lira kanë tri vendet nordike – Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, të cilat përmenden si model demokratik ku lulëzon liria e shprehjes.

Si “shumë e keqe”, nga ana tjetër, është klasifikuar situat në deri tani rekord prej 28 vendesh në botë. “Më së keqo” për mediat dhe gazetarët është në Mianmar, Kinë, Turkmenistan, Iran, Eritrea dhe Korenë e Veriut. 

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR