Diskutimi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar: Është i nevojshëm forcimi i koordinimit mes Trupit Kombëtar Koordinues dhe institucioneve tjera
- Diskutimi me temë "Promovimi i shoqërive gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara për të nxitur progresin social", u mbajtë sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara e cila u festua dhe u shënua javën e kaluar, dhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut - 10 dhjetori. Në debatin, përfaqësuesja e shoqatës "Zeta", Elena Koçoska, theksoi se Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (KDPAK) nga 9 dhjetori është pjesë e rendit kushtetues të Norvegjisë. Ajo shtoi më tej se KDPAK tashmë është pjesë e Kushtetutës së Sllovenisë, ndërsa këto janë dy fitore të mëdha dhe një hap mjaft i rëndësishëm në realizimin dhe garantimin e të drejtave të të gjithë komunitetit – në nivelin më të lartë shtetëror, në dy vende evropiane, nga të cilat njëra është anëtare e Bashkimit Evropian.
Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Diskutimi me temë "Promovimi i shoqërive gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara për të nxitur progresin social", u mbajtë sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara e cila u festua dhe u shënua javën e kaluar, dhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut - 10 dhjetori. Në debatin, përfaqësuesja e shoqatës "Zeta", Elena Koçoska, theksoi se Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (KDPAK) nga 9 dhjetori është pjesë e rendit kushtetues të Norvegjisë. Ajo shtoi më tej se KDPAK tashmë është pjesë e Kushtetutës së Sllovenisë, ndërsa këto janë dy fitore të mëdha dhe një hap mjaft i rëndësishëm në realizimin dhe garantimin e të drejtave të të gjithë komunitetit – në nivelin më të lartë shtetëror, në dy vende evropiane, nga të cilat njëra është anëtare e Bashkimit Evropian.
Në pyetjen e gazetarëve rreth asaj se cilat janë mundësitë që Konventa të bëhet pjesë e Kushtetutës dhe rendit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, deputetja Angelinka Petkova deklaroi se kjo nuk është e thjeshtë, përkundrazi, është një çështje komplekse.
"Hapja e Kushtetutës është një punë e ndërlikuar, kështu që nuk mund të them se kjo do të ndodhë menjëherë. Megjithatë, pas miratimit dhe ratifikimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nga Republika e Maqedonisë në vitin 2011, filloi implementimi i saj në të gjitha fushat shoqërore. Dua të kujtoj se në vitin 2012 qeveria atëherë vendosi një të drejtë të re për personat me aftësi të kufizuara, e njohur si 'e drejta për mobilitet' për personat e verbër dhe të shurdhër. Më vonë, kjo e drejtë u riemërua në 'e drejta për aftësi të kufizuara'", deklaroi Petkova për MIA.
Kjo, tha ajo, është shumë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për të drejtë materiale - e futur për herë të parë. Më parë, përdoruesit kishin vetëm të drejtën për ndihmë nga një person tjetër.
Ajo u pajtua me propozimin e diskutuesit, se është e nevojshme të punohet shumë për përmirësimin e këtyre të drejtave. Dua të theksoj, tha ajo, se duhet të forcohet koordinimi mes Trupit Kombëtar Koordinues dhe institucioneve të tjera.
Trupi Kombëtar Koordinues, siç u theksua, duhet të funksionojë në mënyrë aktive, e jo vetëm "për formë", dhe të jetë i lidhur me të gjitha ministritë, si dhe me vetëqeverisjen lokale. Në të ardhmet, bashkëbiseduesja dëshiron që të rritet qasja e këtyre të drejtave - për shembull, në këtë drejtim do të ishte edhe bashkimi i të drejtës për aftësi të kufizuara me të drejtën për kujdes nga të tjerët, që ka qenë e kërkuar.
Në përgjithësi, përfundimi është se ka hapësirë për punë me qëllim përmirësimin e jetës së këtyre personave.
Deputetja Jovana Trençevska, e cila gjithashtu, është anëtare e Grupit Interpartiak, theksoi se është e rëndësishme të fillohet nga diçka - një kërkesë legjitime pas tjetrës, e propozuar nga shoqatat, të përfshihen në ligje.
Qëllimi sipas Trençevskës, është që të mos flasim vetëm në mënyrë deklarative, por që autoritetet kompetente të ndërmarrin aktivitete konkrete dhe të përgjigjen ndaj kërkesave të shoqatave përmes zgjidhjeve ligjore të qarta dhe konkrete.
Deputetja Petkova u pajtua se gjithmonë ka hapësirë për përmirësimin e kushteve për të drejta dhe mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara. qa/
Foto: MIA