• e enjte, 26 dhjetor 2024

Diskutim "Rëndësia e vetërregullimit mediatik për avancimin e standardeve profesionale"

Diskutim

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Panel diskutimi "Rëndësia e vetërregullimit mediatik për avancimin e standardeve profesionale" sot do të mbahet në Shkup.

Në kuadër të diskutimit do të prezantohet hulumtimi "Vetërregullimi mediatik në Maqedoninë e Veriut: Fuqizim i nevojshëm i mekanizmave dhe avancim të efektivitetit", i përgatitur nga hulumtuesit e Institutit të Mediave në Maqedoni (IMM). Hulumtimi përqendrohet në dokumentet etike kyçe dhe i analizon kapacitetet, sfidat dhe praktikat mira të cilat dalin nga puna e mekanizmave relevantë në këtë sferë, veçanërisht në rrethinën digjitale. 

Siç është bërë e ditur, do të flasë ambasadori evropian Dejvid Gir, ndërsa në diskutim do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha organeve vetërregullatore relevante dhe aktive - Këshilli për Etikë në Media, Këshilli i Nderit pranë SHGM-së, Komisioni Etik në kuadër të servisit publik radiodifuziv RTM, si dhe i rregullatorit mediatik - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. 

Në debat do të përfshihen edhe çështje lidhur me pritjet dhe sfidat në lidhje me raportimin mediatik dhe komunikimit publik dhe politik në hapësirën onllajn gjatë kohës së periudhës parazgjedhore. 

Këto aktivitete realizohen në kuadër të projektit rajonal "Mediat tona: Nisma për avancim të arsimimit mediatik, dialogut dhe aktivizmit", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR