• e premte, 22 nëntor 2024

Diskutim për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në darkën e punës para fillimit të Forumit strategjik të Bledit

Diskutim për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në darkën e punës para fillimit të Forumit strategjik të Bledit

Bled, 27 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës në Slloveni me rastin e pjesëmarrjes në Forumin strategjik të Bledit, sonte ka marrë pjesë në darkën e punës nën organizim të kryeministrit slloven Robert Golob.

"Liderët e shfrytëzuan mundësinë për diskutim lidhur me integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe progresin e proceseve reformuese që konsiderohet si investimi më i mirë për vendet e rajonit", njofton raportuesi i MIA-s nga Bledi.

Në darkën e punës përveç kryeministrit Kovaçevski, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, si dhe kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Kroacisë Andrej Plenkoviç, Bullgarisë Nikolaj Denkov, Kosovës Albin Kurti, Serbisë Ana Bërnabiq, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryetarja e Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës Borjana Krishto dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon.

Siç është paralajmëruar, Kovaçevski do të realizojë takim bilateral me Mishelin ku pritet të bëhet fjalë mes tjerash mbi gjendjen aktuale në vend në kontekst të ndryshimeve kushtetuese.

Kovaçevski nesër do të ketë fjalim në forumin e liderëve, ndërsa më pas pritet të ketë takime bilaterale me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor të BE-së Miroslav Lajçak dhe të Mbretërisë së Bashkuar lordin Stjuart Piç etj.

Kryeministri Kovaçevski në aktivitetet do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani të cilët poashtu do të kenë fjalim në panelet e Forumit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR