• e enjte, 26 dhjetor 2024

Diskutim "Ndikimi dhe përfshirja e votuesve: si deri te fushatat e suksesshme politike?" në organizim të QPEP dhe IRI

Diskutim

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është mbajtur diskutim me temën "Ndikimi dhe përfshirja e votuesve: si deri te fushatat e suksesshme politike?" - leksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, në organizim të Qendrës presidenciale për edukim politik dhe në bashkëpunim me Institutin republikan ndërkombëtar (IRI).

Siç njoftoi Kabineti i presidentit, në diskutim janë drejtuar Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit programor të Qendrës presidenciale për edukim politik dhe këshilltar i presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese dhe Kristofer Brenan, drejtor rezident i programit pranë IRI, ndërsa pyetjet i kanë drejtuar anëtarët e diplomuar të Shkollës për politika të Qendrës presidenciale për edukimin politik.

Në fjalën hyrëse, Spasov i elaboroi temat e diskutimit: zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen vitin e ardhshëm, specifikat e procesit zgjedhor amerikan, metodat e përdorura për përfshirjen e votuesve dhe fushatat e suksesshme politike, si dhe ndikimi izgjedhjeve amerikane në një kontekst më të gjerë.

Drejtori i programit rezident, në fjalimin e tij pranë IRI shpjegoi të gjithë procesin zgjedhor në SHBA, mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për president, taktikat e përdorura në debatet politike dhe strategjitë për një fushatë të suksesshme politike.

Ai iu referua edhe ndikimeve të mundshme që zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024 do të kenë mbi trendet politike botërore, në kuadër të situatës së re gjeopolitike dhe krizës së përgjithshme të demokracisë me të cilën po përballet bota.

Në kuadër të diskutimit, Spasov e theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv me IRI-në, si institucion partner i Qendrës presidenciale për edukim politik. mb/

FOTO: Kabineti i presidentit të shtetit

 

QËNDRONI TË LIDHUR