• e mërkurë, 15 prill 2026

Disa të plagosur nga të shtënat në një shkollë të mesme në Turqi

Disa të plagosur nga të shtënat në një shkollë të mesme në Turqi

Stamboll, 14 prill 2026 (MIA0 - Të paktën shtatë persona, mes të cilëve edhe nxënës, janë plagosur kur një burrë i armatosur sot hapi zjarr në një shkoll të mesme në Turqinë juglindore - njoftojnë mediat lokale. 

Motivi i të shtënave deri tani nuk dihet, raporton DPA. 

Një sulmues i paidentifikuar hyri herët në mëngjes me një pushkë në shkollën në zonën Siverek, në provincën Shanlirufa, dhe filloi të qëllonte në mënyrë të rastësishme, raportoi agjencia e lajmeve "Demiroren"

I dyshuari po fshihet brenda shkollës dhe refuzon të dorëzohet pavarësisht paralajmërimeve të policisë, thuhet në raport. "Demiroren" shton se po vazhdojnë përpjekjet për ta bindur që t’u dorëzohet autoriteteve.

Autoritetet e kanë rritur sigurinë në vendin e ngjarjes, ndërsa në shkollë janë dërguar edhe ekipe mjekësore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR