• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Disa pjesë të Buteli dhe Karposhit nesër pa rrymë

Disa pjesë të Buteli dhe Karposhit nesër pa rrymë

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Disa pjesë të komunave të Shkupit, Butel dhe Karposh nesër do të jenë pa rrymë, njoftuan sonte nga Qendra Rajonale për Menaxhim me  Kriza - Shkup.

"Nga 'EVN Maqedoni' SHA kemi marrë njoftim se nesër për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e komunave Butel dhe Karposh.  Nga ora nëntë deri në orën 14:30, pjesë e rrugës "1558", nga numri 50 deri te numri 60 në lagjen Radishan, Komuna e Butelit. Nga ora nëntë deri në orën 12 gjithashtu, konsumatorët e rrugës "Llovqenska" numër 21,23,25,27 dhe rrethinë, në Komunën Karposh", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR