• e premte, 27 dhjetor 2024

Disa faqe shtetërore iraniane cak i sulmeve të hakerëve

Disa faqe shtetërore iraniane cak i sulmeve të hakerëve

Teheran, 29 maj 2023 (MIA) - Disa faqe të internetit, të lidhura me faqen e presidentit iranian ishin cak i sulmeve të hakerëve. Në disa faqe u paraqitën fotografi të dy liderëve opozitarë të cilët janë në ekzil, ndërsa në të tjerat u paraqitën fotografi në të cilat janë gërvishtur fytyrat e liderit suprem të Iranit dhe të presidentit.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi i hakerëve, emri i të cilëve në gjuhën farsi do të thotë "Ngrihuni, t'i rrëzojmë nga pushteti". Lider i grupit opozitar Muxhahedin-e Halk, është Masud Raxhavi dhe bashkëshortja e tij Marjam, të cilët jetojnë në ekzil.

Në njërën prej faqeve është publikuar "Vdekje për Hamnei Raisin - Të jetojë Raxhavi". Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei dhe presidenti iranian, Ebrahim Raisi edhe më parë ishon caqe të sulmeve të ngjashme të hakerëve.

Irani është cak i sulmeve të hakerëve në kushte të tensioneve të rritura rreth programit të tij bërthamor në rritjr. Më parë u sulmuan televizoni shtetëror iranian, pompat e subvencionuara të benzinës dhe kamerat mbikëqyrëse qeveritare, përfshirë edhe në një burg të njohur. ab/

foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR