• e enjte, 26 dhjetor 2024

Diplomatët e shënuan 29 Prillin – Ditën e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Diplomatët e shënuan 29 Prillin – Ditën e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Shkup, 2 maj 2023 (MIA)- Në shënimin e 29 Prillit – Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, zëvendësministrja e këtij dikasteri, Fatmire Isaki theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve dhe institucionit në ndërtimin e shtetit tonë modern dhe etablimin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare si partner i barabartë, anëtar i organizatave kyçe rajonale dhe ndërkombëtare - një demokraci moderne dhe stabile multietnike, shembull në rajon dhe më gjerë, informojnë nga MPJ.

“Përpjekjet e jashtëzakonshme diplomatike që bëmë si përgjigje ndaj kërcënimeve të shkaktuara nga agresioni ushtarak në Ukrainë, më pas fillimi i negociatave me BE-në, arritja e harmonizimit të plotë (100 për qind) me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, nënshkrimi i Marrëveshjes me Fronteks, fillimi i Dialogut strategjik me SHBA-në, si një kapitull i ri në partneritetin mes dy vendeve, kryesimi i suksesshëm i partnerëve mesdhetarë të OSBE-së, hyrja e vendit në Unionin e Mesdheut dhe aktivitete e projekte të tjera të shumta diplomatike rezultuan në pozicionimin më të suksesshëm historik të Maqedonisë së Veriut, si veprues i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare dhe veprues aktiv në kontributin drejt paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, theksoi Isaki.

Gjatë manifestimit u ndanë madje çmimet tradicionale “Diplomat i ri i vitit” për Sejhan Zejnel, Ana Dereban-Bllazhevska dhe Petar Shipinkarovski, si dhe çmimi “Diplomat i vitit” për Ivan Karanfilovskin dhe Syhana Qerimi-Baliu.

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR