• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrovska: Secili prej nesh ka përgjgejësi dhe fuqi të konribuojë drejti krijimi të shoqërisë të çliruar nfa korrupsioni

Dimitrovska: Secili prej nesh ka përgjgejësi dhe fuqi të konribuojë drejti krijimi të shoqërisë të çliruar nfa korrupsioni

Shkupo, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit nuk është vetëm ditë për ngritjen e ndërgjegjës, por edhe thirrje për aksion konkret. Ai na përkujton se së bashku kemi fuqi që të ndërtojmë një shoqëri, në të cilën korupsioni nuk ka vend, kur resurset janë të drejtuara drejt më të mirës së të gjithë qytetarëve dhe ku secili ka shansë të barabartë për progres. Nevojitet që të bashkohemi dhe të veprojmë së bashku, në mënyrë individuale, institucionale dhe të gjitha nivelet e pushtetit, porositi sot kryetarja e Komisionit Shtetëror për Paranalimin  e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska.

Ajo në fjalimin e saj në ngjarjen në Kuvend, me rastin shënimit të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit - 5 dhjetori, potencoi se secili prej nesh ka përgjegjësi dhe fuqi që të kontribuojë drejt krijimit të një shoqërie të lirë pa korrupsion.

Ajo është me qëndrimin se së bahsku mund të ndërtojmë sistem, i cili do të bazohet në transparencë, integritet dhe llogaridhënie, vlera të domosdoshme për progres të shoqërisë. Theksoi se nga përkushtimi ynë dhe veprimi varet qëllimi ynë i përbashkët, i suksesshë, luftë e suksesshme dhe e qëndrueshme kundër korrupsionit.

"Dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit na përkjujton në pçasojat serioze që korrupsioni i sjell për shoqëritë në mbarë botën. Njëherit, ai paraqet  edhe thirrje për përforcim të orvatjeve tona të përbashkëta dhe përkushtimin në parandalimin e ndikimit të tij shkatërrues dhe tinëzar. Presim që aktiviteti ynë, llogaridhënia dhe përkushtimi në luftën kundër korrupsionit, në të gjitha format e saj", tha Dimitrovska.

Siç theksoi, organizata e Kombeve të Bashkuara përkujton vazhdimisht se bota po përballet me disa nga sfidat e saj më të mëdha në shumë gjenerata, sfida që i rrezikojnë prosperitetin dhe stabilitetin e njerëzve në mbarë botën, është murtaja e shkaktuar nga korrupsioni.

"Korrupsioni ka ndikime negative në çdo aspekt të shoqërisë dhe është i ndërthurur thellë me konflikte dhe paqëndrueshmëri, duke kërcënuar zhvillimin social dhe ekonomik dhe duke minuar institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës. Përkushtimi dhe veprimi ynë janë kyç për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, një luftë të suksesshme dhe të qëndrueshme kundër korrupsionit", shtoi Dimitrovska.

Ajo theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Entin Shtetëror të Revizionit, Prokurorinë Publike, Policinë Financiare dhe të gjitha institucionet e tjera kyçe që luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

"Jam e bindur se ky bashkëpunim jo vetëm që do të vazhdojë, por do të thellohet edhe në të ardhmen për të arritur bashkërisht një shoqëri pa korrupsion, të bazuar në integritet, transparencë dhe llogaridhënie. Lufta kundër korrupsionit kërkon forca të bashkuara dhe kam besim se së bashku mund të bëjmë ndryshime reale. Bashkësia ndërkombëtare përfaqëson partnerin tonë të rëndësishëm në përpjekjet tona për të arritur një nivel të lartë të pavarësisë, profesionalizmit dhe digjitalizimit, që do të jetë bazë për suksesin për të cilin do të jemi krenarë", theksoi Dimitrovska. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR