• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dimitrov për MIA-n: Nga nesër KES-i do të fillojë diskutimin për Ligjin për paga dhe Marrëveshjen kolektive për sektorin publik

Dimitrov për MIA-n: Nga nesër KES-i do të fillojë diskutimin për Ligjin për paga dhe Marrëveshjen kolektive për sektorin publik

Shtip, 19 mars 2023 (MIA)- Këshilli Ekonomik-Social me kërkesë të sindikatave nga nesër do të fillojë diskutimin për Ligjin e ri të pagave në sektorin publik dhe bisedimet për Kontratën kolektive për sektorin publik, bën të ditur Angel Dimitrov, kryetar i Kuvendit të Organizatës së Punëdhënësve në një intervistë për MIA-n.

Dimitrovi thekson se për sindikatat Ligji i ri për paga në sektorin publik është kontradiktor, e ata si organizatë e punëdhënësve dhe anëtarëve përfaqësues në Këshillin Ekonomik dhe Social do të japin propozimet e tyre.

"Si anëtarë të Këshillit Ekonomik - Social, është e sigurt që nuk do të vëzhgojmë vetëm se çfarë do të negociohet, sepse në fund të fundit edhe neve na intereson niveli i pagave në sektorin publik. Ato duhet të varen nga rritja e pagave të sektorit privat, sepse në sektorin privat krijohet një vlerë e re , nga e cila do të paguheshin tatime dhe kontribute për punëtorët dhe do të mbushet buxheti në mënyrë që pagat e sektorit publik të mund të paguhen më pas, në mënyrë që këta dy komponentë t'i shohim së bashku", shprehet Dimitrovi në video intervistën e bërë në qendrën për media të MIA-s në Shtip.

Nëse pagat në sektorin real janë të përafruara me rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe me pagën mesatare, atëherë, shton Dimitrovi, pagat në sektorin publik duhet të përputhen edhe me rritjen e pagave në sektorin privat.

I pyetur nëse për këtë temë tashmë është diskutuar me sindikatat, Dimitrovi shprehet se deri më tani nuk kanë debatuar për këtë.

Dimitrovi shprehet se ligji i propozuar për paga, veçanërisht në pjesën e dhënies së pëlqimit nga ministri i Financave për rritjen e pagave në sektorin publik, është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, ku bëhet e ditur se dakordimi kolektiv është vullnet i lirë ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Në këtë rast tani kemi një arbitër të tretë, e ai është ministri i Financave që duhet të thotë – ju mund ta rritni pagën për kaq ose nuk mund ta rritni”, sqaron Dimitrovi në video intervistën që do të publikohet e plotë nesër.

Sa i përket pagesës së K-15, Dimitrovi konsideron se kjo pagesë duhet të varet nga rezultatet në llogarinë përfundimtare të kompanisë, derisa sa i përket harmonizimit të pagave me pagën minimale, ai bën të ditur se nëse kjo nuk bëhet, atëherë do të vjen deri te një çekuilibër.

Ai pret që ky vit të jetë më stabil për ekonominë maqedonase dhe beson se krizat aktuale bankare nuk do të reflektohen në vend. Rruga e vetme reale për ngritjen e standardit të qytetarëve, shprehet Dimitrovi, është rritja e prodhimit, rritja e eksportit, rritja e hyrjeve devizore.

QËNDRONI TË LIDHUR