• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dimitrov: Aspak nuk kam heshtur, derisa isha në Qeveri betejën e kam bërë brenda

Dimitrov: Aspak nuk kam heshtur, derisa isha në Qeveri betejën e kam bërë brenda
Shkup, 14 janar 2022 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në largim Nikolla Dimitrovi aspak nuk pendohet për qëndrimet e shprehura në konferencën për shtyp para dy ditëve dhe, siç thotë aspak nuk ka heshtur, as derisa ka qenë në Qeveri. "Nuk pendohem dhe aspak nuk kam heshtur, as derisa isha në Qeveri. Nuk isha aq i hapur, sepse betejën e bëja brenda", thotë Dimitrovi në intervistën e sontme për 360 gradë. Lidhur me deklaratën se nuk ka besim në shefin e diplomacisë Bujar Osmanin rreth zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë, Dimitrovi tha se vlerësimi i tij bazohet në dëshmitë personale të qëndrimeve të shprehura në kuadër edhe të koordinimit të brendshëm, por edhe përmes informacioneve që i ka marrë nga ministra dhe ambasadorë të vendeve-anëtare të BE-së. "Nga atje vijnë elementet dhe vlerësimet. Daljet në publik janë  një gjë tjetër, ajo çfarë ndodh në prapaskenë është gjë tjetër", porositi Dimitrovi. Në konferencën për shtyp para dy ditësh Dimitrovi tha se qëndrimet e tij në negociatat me Bullgarinë disa herë kanë qenë në kundërshtim me kolegët e tij në Qeveri. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR