• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrievski: ZNAM është partner domethënës dhe i barabartë në pushtet, VLEN-i gabon nëse konsideron se me këto gjeste do të iniciojë destabilizimin e qeverisë

Dimitrievski: ZNAM është partner domethënës dhe i barabartë në pushtet, VLEN-i gabon nëse konsideron se me këto gjeste do të iniciojë destabilizimin e qeverisë

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Është koha që Maqedonia të kthehet në një drejtim tjetër dhe të punojë në interes të qytetarëve. Mendoj se kolegët e VLEN-it e kanë shumë gabim nëse konsiderojnë se me këto gjeste do të iniciojnë destabilizimin e Qeverisë apo daljen e ZNAM-it nga Qeveria - e kanë gabim, është mesazhi i kryetarit të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë dhe kryetar i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në lidhje me vendosjen e flamurit shqiptar me të njëjtën madhësi si flamuri maqedonas, në takimin koordinues të mbajtur në Qeverinë e RMV-së.

"Jemi domethënës, jemi partner i barabartë në qeveri. Ne për këtë qeverisje kemi biseduar me VMRO-DPMNE-në, fillimisht i kemi barazuar dallimet tona ideologjike dhe përveç kësaj i kemi dhënë mbështetje edhe programit të qeverisë. Në vazhdimësi me pjesëmarrjen e ministrave tanë në qeveri këtë e realizojmë, ka qenë decid lideri i ZNAM-it, në lajmet në Kanal 5 lidhur me pyetjen nëse ZNAM ndihet faktor i parëndësishëm në qeveri?

Sipas meje, thekson Dimitrievski, janë çështje për marketing paszgjedhor, të cilin përpiqen t'ia shesin elektoratit të tyre dhe të bëhen më katolik se papa. Ai ka theksuar se ka ligje dhe institucione kompetente që duhet të veprojnë kur shkelen ligjet.

"Në këtë rast, vendosja e flamurit të bashkësive etnike nuk më pengon fare, por saktë është shkruar se ku vendoset. Në këtë moment kjo është duke u bërë në Qeveri dhe mendoj se hapi tjetër do të jetë që kjo çështje të diskutohet në seancë të Qeverisë. Nëse vazhdon vetëiniciativa nga ana e tyre, nëse jeni autokraci, atëherë nuk e keni vendin në Qeveri, sepse ju si pushtet duhet t'u tregoni qytetarëve se si respektohen ligjet", theksoi lideri i ZNAM-it.

I pyetur se sa i qëndrueshëm është koalicioni dhe afatgjatë, Dimitrievski duke theksuar se nuk bëhet fjalë për korrespodenca me VLEN-in, por për qëndrime, theksoi se nëse partneri qeveritar vazhdon kështu, siç tha ai, mendoj se do të bëjë gabim krucial, kjo është humbje e mbështetjes së qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai porositi deri te VLEN-i se duhet të fokusohet në ekonomi, në proceset reformuese, në funksionalitetin e shtetit, në diçka krejtësisht të kundërt me atë që bënin paraardhësit e tyre, të cilët erdhën nga radhët e BDI-së.

Për Akademinë shqiptare për shkencë dhe art, Dimitrievski theksoi se nuk është pjesë e programit qeveritar, ndërsa për ZNAM-in kjo nuk është e pranueshme, sepse Maqedonia ka një institucion dhe ai është ASHAM-i.

Për balancuesin, Dimitrievski iu referua qëndrimit të ministrit të Administratës publike, Goran Minçev se llogaritet sipas përqindjes së popullsisë rezidente - popullatës që jeton në Maqedoni.

Dimitrievski personalisht është kundër balancuesit dhe përqindjeve dhe konsideron se duhet t’i jepet përparësi cilësisë mbi sasinë, veçanërisht sasisë që është e politizuar dhe vjen nga subjektet politike.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR