• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrievski: Të gjendet mënyrë për modifikimin e kornizës negociuese me BE-në

Dimitrievski: Të gjendet mënyrë për modifikimin e kornizës negociuese me BE-në

Vallandovë, 6 prill 2024 (MIA) - Të formohet ekip ndërkombëtar në të cilin do të ketë përfaqësues të BE-së, i cili do të punojë në përshtatjen e kornizës në pjesën e përshtatjes së Propozimit francez, gjegjësisht sipas nevojave të shoqërisë në Maqedoni që do të nënkuptonte lëvizjen e procesit para, sepse siç qëndrojnë gjërat Maqedonia po qëndron në një vend. Vlerësoj se duhet të gjendet mënyrë dhe model me të cilin do të modifikohet korniza negociuese që të lëvizë ai proces i integrimeve evropiane dhe bisedimeve përpara dhe përfundimisht të fillojnë bisedimet me BE-në për anëtarësim të plotfuqishëm, tha kandidati për president i Lëvizjes "ZNAM", Maksim Dimitrievski, në paraqitjen e tij të sotme në Vallandovë. 

Shtoi se do të angazhohet të sigurojë 13 pensione në formë të subvencionit për të gjithë pensionistët, ndërsa paratë për këtë do t'i siguronte nga mjetet e parealizuara nga investimet kapitale të cilat mbesin në fund të vitit. 

Ai paralajmëroi se një nga aktivitetet e tij të para do të jetë ndryshimi i Kodit Penal ekzistues me të cilin u amnistuan një numër i madh i politikanëve në shtet, si dhe politikanë të kaluar, sepse ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë, ndërsa ai, siç tha, nuk hoqi dorë nga slogani "Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe" dhe ai ende vlen për të.

Përndryshe, në kuadër të aktiviteteve të sotme Dimitrievski do të ketë takime me qytetarë edhe në Dojran, Bogdanci dhe Gjevgjeli. fc/

Fotografia: Printskrin në Fejsbukun e Maksim Dimitrievskit

QËNDRONI TË LIDHUR