• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dimitrievski prezantoi kushtet e partisë së tij për formimin e Qeverisë së ardhshme

Dimitrievski prezantoi kushtet e partisë së tij për formimin e Qeverisë së ardhshme

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes ZNAM - "Për Maqedoninë tonë", Maksim Dimitrievski sot i prezantoi kushtet e partisë për koalicion pas zgjedhor për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. 

Ai me këtë rast edhe dërgoi porosi deri tek udhëheqësia e dy partive më të mëdha nga blloku maqedonas LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Dimitrievski u bëri thirrje drejtuesve të LSDM-së që në 24 orët e ardhshme të dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme nga funksionet në parti, si dhe bartësit dhe bashkëbartësit e listave të kandidatëve të deklarohen se nuk do t'i pranojnë mandatet parlamentare.

"Në 24 orët  e ardhshme udhëheqësia e LSDM-së të dorëzoj një sërë dorëheqjesh të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mundshme në parti. E dyta, bartësit dhe shoqëruesit e bartësve të listave të kandidatëve të firmosin në noter se nuk do të pranojnë mandate deputeti dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjithë kandidatët që i ndjekin në lista. E treta, të marrin përsipër që as fshehurazi e as publikisht të bëjnë ndonjë komplot për të bashkëpunuar me BDI-në, që realisht, jo vetëm formalisht, por edhe në thelb me shembull, të tregojnë se vërtet e kanë marrë mesazhin e qytetarëve dhe kanë vepruar menjëherë", tha Dimitrievski.

Dimitrievski dërgoi porosi edhe deri tek udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, duke thënë se pajtohet me përcaktimet e tyre programore për mospranimin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe mospranimin e bashkëpunimit me BDI-në.

"Kërkoj të konfirmoni se nuk është e vërtetë që një pjesë e drejtuesve të VMRO-DPMNE-së po bën komplot për bashkëpunim publik apo të fshehtë me ish kryeministrin Zoran Zaev, përmes kandidatëve të tij fiks për deputetë, si Venko Filipçe dhe të tjerë për të siguruar 2/3 e mazhorancës në përbërjen e ardhshme parlamentare e cila nëse realisht ekziston, nënkupton se në Qeverinë e ardhshme do të kemi drejtësi selektive, siç ka qenë deri më tani. Në të kundërtën derisa nuk ka asnjë qëndrim, më mirë është që vetëm të vazhdoni dhe publikisht të bashkëpunoni, ndërsa ne do të vazhdojmë së bashku me popullin", tha Dimitrievski. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR