• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrievski: Nuk jemi në thelb të përgatitur të përballemi me zjarret, nevojiten zgjidhje të reja sistematike

Dimitrievski: Nuk jemi në thelb të përgatitur të përballemi me zjarret, nevojiten zgjidhje të reja sistematike

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Është fakt se në një moment të caktuar ne si shtet nuk jemi të përgatitur të përballemi në thelb me këto probleme dhe prandaj vendi ynë po digjet. Besoj se kjo Qeveri do të mbledhë forca dhe do të furnizojë pajisje shtesë, sepse mbrojtja dhe siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet. Për këtë temë tashmë kam biseduar me kryeministrin dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të dalin me zgjidhje, tha sonte kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, lidhur me zjarret në vend.

Siç theksoi Dimitrievski në ditarin e TV Sitel, "është e turpshme tashmë të kërkohet ndihmë me helikopterë dhe lloj tjetër të automjeteve nga anash, ndërsa të mos ndajmë mjete vetanake për këtë qëllim". 

Ai i shprehu ngushëllime familjes së viktimës nga zjarri dhe tha se personi ishte mbytur duke bërë përpjekje që ta shpëtojë mekanizmin bujqësor. 

Dje, tha Dimitrievski, në Kumanovë ka pasur 11 zjarre të cilët ishin mbuluar me 45 zjarrfikës, ndërsa sot ka pasur shtatë zjarre dhe të gjithë ishin shuar. 

"Sipas standardeve duhet të kemi rreth 100 veta, por fatkeqësisht nuk kemi mjete të mjaftueshme. Po të mos ishin sot ata tre 'er traktorët' dhe një helikopter shtesë, vështirë se do ta lokalizonim zjarrin në një sipërfaqe prej 300 hektarësh. Duhen zgjidhje sistematike, ndryshime sistematike", theksoi kryetari i Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it.

Reagimin të cilin LSDM e publikoi sot pasdite, se Qeveria nuk është e aftë të përballet me zjarret, Dimitrievski e vlerësoi si "politikë të pastër". 

"Thelbi është në terren, duhet të përjetoni atë që po përjetojnë qytetarët. Ata nuk kanë faj për situatën. Ata paguajnë taksa, por nuk kanë mbrojtje adekuate. Ne jemi këtu për t'i rregulluar gjërat, por do të përballemi me këtë problem në të ardhmen sepse klima po ndryshon globalisht. Unë do ta pyesja LSDM-në vetëm publikisht, pse deri më tani kanë shpenzuar shumë para, mbi 70 për qind të Buxhetit para reale, dhe nuk kanë mbledhur fuqi që një pjesë të këtyre parave t'i rindajnë dhe t'i përdorin për blerjen e pajisjeve" tha Dimitrievski dhe shtoi se kur ai mori detyrën kryetar komune kishte vetëm 25 zjarrfikës, ndërsa tani janë 45. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR