• e premte, 08 nëntor 2024

Dimitrievski nga Tetova: Maqedonia kërkon president, që do të dalë nga qytetarët dhe do të jetë president i qytetarëve

Dimitrievski nga Tetova: Maqedonia kërkon president, që do të dalë nga qytetarët dhe do të jetë president i qytetarëve

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Karvani i Maksim Dimitrievskit, kandidat për president të Maqedonisë nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, sot ka qenë për vizitë në rajonin e Pollogut. Dimitrievski realizoi takime me qytetarë në Jegunovc, Tearcë, Bërvenicë dhe Tetovë.

Dimitrievski theksoi se presidentët e deritanishëm kanë treguar se janë më besnikë ndaj partisë që i ka propozuar, sesa ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur dhe kjo duhet të ndryshojë.

"Asnjë president në historinë e këtij vendi, me përjashtim të individëve me virtyt dhe qëndrim, nuk guxoi t'i thoshte JO në asnjë rast, asnjë subjekti politik, e aq më pak se nga vijnë. Unë nga pozita e presidentit nuk do të nënshkruaj kurrë një ligj me të cilin shumica e qytetarëve të këtij vendi nuk janë dakord. Në fund të fundit, asnjëherë një ligj që bën ndryshime në Kodin Penal për vetamnisti të këtyre aktualeve dhe atyre që kanë qenë, dhe në të njëjtën kohë të heshtet. Maqedonia është në kërkim të një presidenti që do të dalë nga qytetarët dhe do të jetë president i qytetarëve, me qytetarët, do t'i ndjejë dhimbjet dhe problemet e tyre çdo ditë dhe do t'i ndajë ato", theksoi në Tetovë, Maksim Dimitrievski. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR